1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Të rritet presioni ndaj juntës ushtarake" - Opozita në Mianmar kërkon mbështetje ndërkombëtare

Bernd Musch-Borowska (NDR) 31 Janar 2008

Udhëheqësja e opozitës në Birmani, Aung San Su Kyi, është e zhgënjyer lidhur me dialogun e zvarritur me juntën ushtarake. Qysh pas mposhtjes së protestave në tetor junta ushtarake nuk ka pranuar bisedime konstruktive.

https://p.dw.com/p/D0NE
Protestat e murgjve në Birmani (tetor 2007)Fotografi: picture-alliance/ dpa - Bildfunk

Gati një gjysmë viti pas demonstratave të qindra mijëra njerëzve kundër regjimit në Mianmar, udhëheqja ushtarake vazhdon t´u kundërvihet opozitarëve. Vetëm gjatë ditëve të fundit janë arrestuar të paktën 7 aktivistë, të cilët kanë bashkëvepruar në protestat e shtatorit, njofton agjencia e lajmeve që vepron në emigracion Mizima News. Sipas të dhënave të mbrojtësve të të drejtave të njeriut të paktën 700 vetë ndodhen nëpër burgje për shkak të demonstratave.

Kush kritikon shtypjen e lirisë së mendimit, arrestohet

Edhe censura ndaj internetit është ashpërsuar. Një blogger, që pati shkruar në internet mbi shtypjen e lirisë së mendimit në Birmani, sipas informacioneve të organizatës "Reporterë pa kufij" është arrestuar. Pronarët e internet kafeve qysh nga filimi i vitit duhet të regjistrojnë të gjitha të dhënat personale të klientëve të tyre dhe të instalojnë programe spiunazhi në kompjuter, me të cilat ushtarakët mund të kontrollojnë informacionet e dërguara.

I dërguari i posaçëm i BE-së për Mianmarin, Piero Fasino javën e kaluar zhvilloi bisedime në Tajlandë, për të intensifikuar presionin ndaj Mianmarit. Tajlanda do të marrë së shpejti kryesimin e radhës të ASEAN-it, Aleanca e vendeve të Azisë Juglindore. "Bisedimet mes Aung San Su Kyi-së dhe përfaqësuesve të juntës janë shumë të rëndësishme, por ato ndodhen në filimet e tyre. Ne duhet të hapim tani rrugë të reja konstruktive. Ne duhet të vemë në lëvizje dialogun në realitet." Shpresa të rreme për kthesën Nobelistja e paqes Aung San Su Kyi, e cila prej vitesh ndodhet në arrest shtëpie, është shprehur e zhgënjyer mbi bisedimet me juntën ushtarake. Përmes këtyre bisedimeve mund të ngjallen shpresa të rreme për kthesë politike, tha ajo pas takimit të fundit me ministrin e punës Aung Kyi, që është personi i kontaktit me juntën ushtarake. Ajo tha se faktikisht duhet llogaritur me më të keqen.
Myanmar Birma Kindersoldaten
Fëmijë ushtarë në BirmaniFotografi: AP
Të mërkurën (30.01) OKB-ja paraqiti një raport mbi rekrutimin e fëmijëve ushtarë në mbarë botën, vëçanërisht Birmania kritikohet në këtë raport. Gazeta shtetërore New Light of Myanmar para pak kohësh njoftonte, se gjatë pesë viteve të fundit u janë kthyer prindërve 800 fëmijë ushtarë dhe mbi 40 oficerë përgjegjës janë arrestuar. Sipas të dhënave të organizatës së të drejtave të njeriut Human Rights Watch në Mianmar ka më shumë se 70.000 fëmijë ushtarë.