1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

021009 Deutsche Soldaten Afghanistan

5 Tetor 2009

Ata kthehen në Gjermani, por pamjet e luftës, të zjarrit dhe të atetanteve kamikaze i ndjekin pas. Këta janë ushtarët e traumatizuar të Bundesverit , që vijnë nga Afganistani. Numri i tyre është në rritje.

https://p.dw.com/p/Jxq7
Ushtarë gjermanë në Kundus të AfganistanitFotografi: picture alliance / dpa

Në vitin 2006 ishin 55 ushtarë të traumatizuar, ndërsa vitet e fundit janë trajtuar nëpër spitalet e ushtrisë 226 ushtarë për shkak të simptomave post-traumatike. Por jo vetëm Bundesveri ndodhet përballë një problemi të ri me të kthyerit e traumatizuar nga Afganistani. Edhe shoqëria gjermane duhet të merret me këtë problem.

Përjetime të pazankonta

Në Afganistan, siç përshkruajnë shumë ushtarë, hasim një botë tjetër. Ndonëse ata përgatiten për kushtet e reja të jetesës, realiteti është krejt ndryshe. Përshtypjet nga vendi i misionit janë të pazakonta: ndërtesa të shpuara nga predhat, rrënoja lufte, fëmijë të veshur varfër.

Selbstmordanschlag in Kabul Afghanistan
Shtëpi në Kabul pas një atentati vetëvrasës (8 shtator 2009)Fotografi: AP

Janë kryesisht varfëria dhe mjerimi në popullsi, që përplasen me sistemin e vlerave të ushtarëve, përshkruan Heinz Fischer. Kapterri i kompanisë ka qenë katër herë në Afganistan, gjithmonë për periudha katër deri gjashtë mujore. Kësaj i shtohet edhe frika e vazhdueshme, që është shoqëruese e përhershme, vë në dukje 44 vjeçari:

"Je duke udhëtuar përgjatë një rruge të drejtë rreth dy kilometra, kjo është një rrugë me dy korsi, që kalon përmes fushave, përballë vijnë kamionë, secili prej tyre mund të shpërthejë në çdo kohë. Në fushë punojnë njerëz, ata ngrenë duart të përshëndesin, më pas ulin kurrizin dhe ngrihen përsëri me një granatë. Të gjitha këto i kam përjetuar. “

Afghanistan Bundeswehr nach Anschlag in Kundus
Ushtar gjerman në KunduzFotografi: AP

Skena të tilla rrënjosen thellë në shpirtin e ushtarëve, ashtu si dhe pamjet e shokëve të plagosur dhe fëmijëve të vrarë. Heinz Fischer nuk është vetëm. Nga gjithsej 3000 ushtarë të dislokuar në Afganistan sivjet 135 syresh kanë kërkuar konsultë në spitalet e Bundesverit.

Numri i atyre, që kanë nevojë për trajtim mjekësor, po rritet

Shifra jo zyrtare është më e lartë. Ashtu si të gjithë burrat në përgjithësi edhe ushtarët e kanë të vështirë të hapen, thotë nga përvoja Dr. Peter Zimmermann. Kryemjeku ushtarak drejton pavionin e psiqiatrisë dhe të psikoterapisë në spitalin e Bundesverit në Berlin. 42 vjeçari ka qenë vetë si mjek i trupës në Afganistan. Lidhur me angazhimin në Hindukush nisur nga perspektiva mjekësore ai vëren:

"Kjo është një cilësi e re, që kemi tani në Afganistan, sa i përket barrës së rëndë. Tani ne do të verifikojmë, nëse shifrat vërtetë janë gradualisht në rritje, këtë do ta bëjmë në kuadër të të ashtuquajturit studim i shifrave jozyrtare. Por qysh tani unë mund të them se numri i atyre, që kanë nevojë për trajtim mjekësor, po rritet. Ndoshta muajt e ardhshëm duhet të përgatitemi se do të kemi nevojë për më shumë kapacitete trajtimi mjekësor në ushtri.“

Më e rëndësishme është që oferta për ndihmë të intensifikohet në Gjermani

Me këtë ai nuk ka parasysh përforcimin e kapaciteteve në vendin e angazhimit të ushtarëve. Sipas mendimit të dr. Peter Zimmermann - ndryshe nga sa raportohet në medie - në vendin e misionit kapacitetet janë të mjaftueshme. Më e rëndësishme është që oferta për ndihmë të intensifikohet në Gjermani. Kryemjeku bashkë me një kolegun e tij kanë themeluar ofertën e ndihmës anonime përmes internetit të emërtuar "Goditje ndaj shpirtit".

Afghanistan 8000 Tote im vergangenen Jahr
8000 të vdekur vitin e kaluar në AfganistanFotografi: picture-alliance/ dpa

Janë kryesisht ushtarët të rinj, që e shfrytëzojnë këtë ofertë. Shumë prej tyre vuajnë nga ndjenja e fajit, që nuk e shmangin dot më nga vetja, thotë Zimmermann.

Për kapërcimin e gjendjeve të tilla është mjaft i rëndësishëm ambienti i shëndoshë familjar, thotë kapterri i kompanisë Heinz Fischer, i cili ndërkohë është përgjegjës për përkujdesjen ndaj ushtarëve. Sipas Fischer nga ana tjetër ndjenja e fajit përforcohet edhe prej qëndrimit refuzues, që mban shoqëria në Gjermani ndaj angazhimit në Afganistan.

Autor: Melanie Riedel/Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Angjelina Verbica