1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE, Serbia e Kosova

Eliana Xhani21 Nëntor 2012

Nëse BE përcakton njohjen e Kosovës si kusht për anëtarësimin, Serbia do të hiqte dorë nga hyrja në BE, shprehet ministri i Jashtëm serb Ivan Mrkiç në intervistë me "Tagesspiegel".

https://p.dw.com/p/16nBq
Ivan Mrkic
Ivan MrkicFotografi: Reuters

Në një intervistë për gazetën gjermane "Tagesspiegel" online, ministri i Jashtëm i Serbisë Ivan Mrkic shprehet kategorikisht kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Ministri serb vlerëson frymën konstruktive në dialogun Prishtinë-Beograd, por thekson se deri tani nuk është prekur ende asnjë nga temat e ndjeshme. Sipas Mrkiç, kosovarët, të cilët ai i quan 'pakica shqiptare në Serbi', presin të marrin të gjitha ato që duan dhe në këtë qëndrim mbështeten ndër të tjera nga Gjermania.

Zgjidhjet duhet të pranohen nga të dyja palët

Por nëse synohet një zgjidhje vërtet afatgjatë ajo duhet të jetë e pranueshme për të dyja palët. Sipas ministrit serb "shqiptarët kanë ngritur të ashtuquajturin shtet të tyre në territorin serb dhe serbët janë gati ta pranojnë këtë realitet por të njëjtën gjë presin edhe nga shqiptarët." Sipas Mrkic bisedimet duhet të zhvillohet me të gjitha opsionet në tryezë. Nëse palët e dëshërojnë vërtet, zgjidhja mund të gjendet, por për serbët linja e kuqe përcaktohet nga kushtetuta serbe dhe kjo përjashton njohjen e Kosovës. Nëse BE përcakton njohjen e Kosovës si kusht për anëtarësimin, Serbia do të hiqte dorë nga hyrja në BE, shprehet ministri i Jashtëm serb Ivan Mrkiç në intervistë me "Tagesspiegel".