Të bëhesh rus - Putini thjeshton procedurat
21 Prill 2014Qytetarët rusishtfolës të ish-republikave sovjetike në të ardhmen mund të bëhen rusë pa shumë procedura burokratike. Zyra e Kremlinit njoftoi të hënën (21.04)se presidenti ka nënshkruar rregulloret e posaçme për lehtësirat në marrjen e pasaportës ruse. Po ashtu nga Kremlini vjen lajmi se presidenti rus do të nënshkruajë një dekret për rehabilitimin e tatarëve të Krimesë dhe miniriteteve të tjera etnike, të cilët vuajtën nën represionin stalinist.
Ndërkohë në Lindje të Ukrainës, përfaqësues të OSBE-së dhe vëzhgues ndërkombëtarë po përpiqen edhe më tej për çtensionimin e situatës. Organizata për Siguri dhe në Europë, OSBE po përpiqet të futet në qytetin Slovjans, të kontrolluar nga separatistët prorusë. Në këtë qytet ka pasur shkëmbime zjarri me disa të vdekur dhe të plagosur.
Lavrov akuzon Kievin
Ndërkohë presidenti i përkohshëm ukrainas, Aleksander Turtçinov ka kërkuar nga Rusia të përdorë influencën e saj tek aktivistët prorusë për të mos lejuar shkallëzimin e mëtejshëm të situatës. Por Rusia nga ana e saj kërkon ndërhyrjen e Kievit për të çarmatosur trupat proqeveritare dhe sektorin ultranacionalist.
Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov akuzoi Ukrainën për "shkelje të rëndë" të vendimeve të Gjenevës. Kievi nuk do të kontrollojë "ekstremistët", tha Lavrov në një konferencë për shtyp në Moskë. Gjithnjë e më shumë po shtohen kërkesat ndaj Rusisë "për t'i çliruar njerëzit nga ky arbitraritet". Lavrov: "Kjo na vë në një pozitë të vështirë".