1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Suu Kyi viziton zyrtarisht Berlinin

dpa, afp, epd (mck)10 Prill 2014

Udhëheqësja opozitare e Birmanisë Suu Kyi do të qëndrojë në Gjermani për një vizitë zyrtare. Gjatë takimeve krahas bisedimeve politike është parashikuar edhe nderimi i saj me një çmim.

https://p.dw.com/p/1Bewt
Fotografi: picture-alliance/AP

Udhëheqësja opozitare Aung San Suu Kyi, e cila në kohën e udhëhehqjes së Birmanisë nga junta ushtarake vuajti për shumë vite burgun, këtë të enjte(10.04) për herë të para do të qëndrojë për një vizitë zyrtare disa ditore në Gjermani. Në Berlin kryetarja e "Ligës kombëtare për demokraci" do të pritet nga presidenti Joachim Gauck dhe kancelarja Angela Merkel. Gjatë takimeve në fokus të bisedimeve do të jetë situata në Birmani, procesi i reformave demokratike dhe shanset e mundshme të ikonës së lirisë birmaneze për postin e presidentit në 2015. Kritikët e akuzojnë fituesen e çmimit Nobel për paqe Suu Kyi se nga parashikimet e pritura, ajo nuk ka kontribuar shumë për pakicat e persekutuara në vend. Njoftimet e fundit mbi trazirat mes budistëve dhe myslimanëve në vendin e Azisë juglindore kishin krijuar shqetësim edhe në bashkësinë ndërkombëtare.

Aung San Suu Kyi e mësoi në vitin 1991 nga lajmet në radio se ishte nderuar me Çmimin Nobel për Paqe. Asokohe ajo nuk mund të shkonte në Oslo për ta marrë këtë çmim sepse ishte në arrest shtëpiak. Suu Kyi e mori çmimin pas 21 vjetësh, në qershor të vitit 2012. Mbas dekadash lufte kundër sundimit të ushtarakëve, udhëheqësja birmaneze e opozitës Aung San Suu Kyi hyri në parlament në prill të 2012, me fitoren që arriti partia e saj "Liga Demokratike". Ditën e premte (11.04) 68 vjeçarja do të nderohet në Berlin me çmimin ndërkombëtar Willy Brandt për kontributin e saj për paqe dhe mirëkuptim.