1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Sulme terroriste ndaj dy ambasadave izraelite

Ambasadat e Izraelit në Indi dhe Gjeorgji kanë qenë në shënjestër të sulmeve me bomba, njoftoi Ministria e Jashtme në Jerusalem.

Sulmi në Indi

Sulmi në Indi

Ministria bëri të ditur se në Nju Delhi ka shpërthyer eksplozivi, por nuk ka pasur dëme në njerëz. Në dallim nga ministria, disa media izraelite si gazeta "Haaretz", njoftojnë se në Indi është plagosur një diplomat izraelit. Ndërkohë që disa agjenci të lajmeve njoftojnë për katër persona të lënduar, por këto lajme nuk janë konfirmuar.

Pasojat e sulmit në Indi

Pasojat e sulmit në Indi

Lënda shpërthyese në Tbilisi të Gjeorgjisë është zbuluar dhe çmontuar me kohë, njoftoi Ministria e Jashtme izraelite. Kryeministri izraelin Benjamin Netanyahu ka akuzuar Iranin për këto sulme. Irani është eksportuesi më i madh i terrorit në botë, ka deklaruar Netanyahu.

Irani hedh poshtë akuzat

Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu Benjamin Netanjahu akuzon Iranin.

Benjamin Netanjahu akuzon Iranin.

Përveç Iranit, kryeministri izraelit akuzoi edhe forca të caktuara palestineze të mbledhura rreth Hizbollahut për mbështetje të këtyre aksioneve terroriste. Mirëpo ambasadori i Iranit në Indi ka hedhur poshtë të gjitha akuzat për përzierjen e vendit të tij në këto sulme. Agjencia e lajmeve IRNA citon diplomatin iranian të ketë deklaruar Mehdi Nabizadeh se "vendi i tij nuk ëshë i përzier në asnjë sulm terrorist kundër diplomatëve izraelitë". "Pohimet e tilla janë të pavërteta dhe kanë për qëllim të mashtrojnë opinionin", tha ai.

Autor: Agj/Bahri Cani

Redaktoi: Lindita Arapi