1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Studentët nga rajoni që vizitojnë Gjermaninë dhe studentët gjermanë të interesuar për rajonin

28 Janar 2011
https://p.dw.com/p/QwJt

Qindra studentë nga mbarë bota, nëpërmjet bursës ndërkomtbare parlamentare, gati tri dekada me radhë po njihen me përparësitë dhe sfidat parlamentare të Bundestagut. Nga ky program, i cili jep një kontribut të madh në forcimin dhe përhapjen e vlerave të demokracisë, që nga vitit 2007 po përfitojne edhe bursistë nga Kosova.

Të mendosh edhe për tjetrin, të ndryshosh mendimin dhe të kesh mendimin tënd - të gjitha këto më së miri studentët i mësojnë, atëherë kur u duhet të gjejnë vetveten në një vend të huaj. Në këtë konkluzion të përbashkët kanë arritur Tabea Bergold, Mathias Kampendonk dhe Susanne Hasenstab. Tre gjermanët e rinj për një kohë të gjatë kanë jetuar në një rajon, i cili ishte krejtësisht i huaj për ta: në Evropën Juglindore. Ata u kthyen në Gjermani me një vetëdije të re dhe me një kuriozitet të pakufi për kultura të tjera.

Autor: Ajete Beqiraj/Alexandra Scherle

Redaktoi: Bahri Cani