1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

200511 Strauss-Kahn USA

20 Maj 2011

Ish- shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn paditet në SHBA për tentativë për përdhunim, por hë për hë do të lirohet përballë pagimit të një depozite sigurie.

https://p.dw.com/p/11KS8
Dominique Strauss-Kahn, right, former manager of the International Monetary Fund, talks with his attorney William Taylor, at a bail hearing in Criminal Court, Thursday, May 19, 2011 in New York. Strauss-Kahn faces charges he sexually assaulted a hotel maid. (AP Photo/Richard Drew)
Dominique Strauss-Kahn Gericht IWF 19.05.Fotografi: AP

Ishte një ditë dramatike për Dominique Strauss-Kahnin. Vetëm pak orë pasi Strauss-Kahni dha zyrtarisht dorëheqjen si shef i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe pasi pati theksuar, se i kundërshton me vendosmërinë më të madhe kritikat e ngritura kundër tij.

Prokuroria e Nju Jorkut bëri të ditur: ish-shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar paditet nga Grand Jury për të shtatë pikat e ngritura kundër tij. Lista e delikteve seksuale për të cilat akuzohet Strauss-Kahni shtrihet, që nga përpjekja disa herë për përdhunim dhe keqtrajtim seksual deri në privim të paligjshëm të lirisë.

Dominique Strauss-Kahn
Dominique Strauss-KahnFotografi: AP

Në rast dënimi, të akuzuarin e kërcënon një burgim i gjatë, thekson CNN. Eksperti juridik i CNN, Tobin thekson se pikërisht organet e drejtësisë së Nju Jorkut janë të njohura, që në rastin e krimeve seksuale nuk njohin mëshirë ose lirim para kohe nga burgu.

Si policia e New Yorkut, ashtu edhe prokuroria e konsiderojnë të dhënat e punonjëses 32 vjeçare të hotelit Sofitel në Mannhaten,e cila hyri në orën 12 në suitën e Strauss-Kahnit, me sa duket shumë të besueshme. Zëvendësprokurori i qarkut, Daniel Alonso: "Punonjësja e pastrimit ka raportuar menjëherë pas largimit nga suita e Strauss-Kahnit përballë shumë dëshmitarëve - midis tyre menaxherëve të hotelit dhe policisë (në një gjendje shumë të pabesueshme) se çfarë kishte ndodhur. "

Dhe me sa duket si policia, ashtu edhe prokuroria janë krejtësisht të bindur për autenticitetin e pohimeve të punonjëses së hotelit. Ndryshe nuk mund të shpjegohet arrestimi i shpejtë dhe aktpadija e gjerë kundër Strauss-Kahnit.

TDominique Strauss-Kahn
Dominique Strauss-KahnFotografi: AP/NBC

Vetëm përballë shumës rekord prej 1 milionë dollarë para në dorë dhe 5 milionëve të tjerë, të cilat duhet të depozitohen si siguri për rastin e një arratisjeje është i gatshëm gjykatësi i Nju Jorkut, që ta lërë të lirë Strauss-Kahnin. Edhe me kusht që ish-shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar t'i nënshtrohet një arresti shtëpiak, i mbikqyrur 24 orë në ditë.

Prokuroria e New Yorkut thuhet se ka të dhëna për delikte të tjera seksuale të Strauss-Kahnit. Ndërkohë, në ish-qendrën e tij të punës, FMN po zien lufta për pushtet. Si pasardhëse më me shanse në krye të FMN shihet ministrja franceze e Financave dhe ekspertja e Euros, Christine Lagarde.

Autor: Ralf Sina/ Auron Dodi

Redaktoi: Aida Cama