1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

301008 Merkel Brown

Ralf Borchard31 Tetor 2008

Kancelarja gjermane Angela Merkel në Londër bisedoi me kryeministrin britanik Gordon Braun për krizën financiare mbarëbotërore. Për herë të parë ajo u prit edhe në pallatin Buckingham prej mbretëreshes Elisabet II.

https://p.dw.com/p/FkyW
Angela Merkel me kryeministrin Gordon BraunFotografi: AP

Shqetësimi për shtrirjen e krizës financiare edhe në vendet e tjera të Evropës lindore ishte tema kryesore e takimit mes kancelares Merkel dhe kryeministrit Gordon Braun (Gordon Brown). Kryeministri britanik ka një synim: "Ditët e ardhshme duhet ta evitojmë vërshimin e mundshëm të shteteve të Evropës qendrore duke përfshirë edhe Evropën lindore. Me rëndësi është që FMN të ketë një rol qendror në mbështetjen e ekonomisë."

Braun pohon se reforma e FMN-së është një prej detyrave kryesore që duhet të preket edhe në samitin e nëntorit në Uashington. "Kriza financiare është një problem global, i cili kërkon edhe zgjidhje globale. Asnjë vend, pa marrë parasysh sa i madh është, nuk mund ta zgjidhë vetë këtë problem."

BdT Angela Merkel zu Besuch bei der Queen
Merkel pritet edhe nga mbretëresha Elisabeth IIFotografi: AP

Merkel i mëshon bashkëpunimit brenda BE

Kancelarja Merkel paralajmëroi se kriza financiare mund të dëmtojë në plane afatgjata ekonominë dhe tregun e punës në Gjermani. Ajo ishte më së shumti e interesuar që edhe Londra të jetë pjesë e një strategjie të përbashkët evropiane në samitin e nëntorin. Merkel është optimiste për këtë bashkëpunim: "Besoj se bashkëpunimi i javëve të fundit ka dëshmuar se jemi në një rrugë të mirë dhe rëndësishme. Zëri i Britanisë së Madhe si pjesë e BE dhe BE-ja në pëgjithësi do të kenë një rol të rëndësishëm për ardhmërinë e tregjeve financiare. Ne kemi nevojë për ta."

Dy pikat kryesore të reformave të arshme sipas kancelares Merkel janë sigurimi nga rreziqet e bankave dhe kufizimi i pagesës së manaxherëve: "Besoj se me vendosjen e rregullave që vlejnë për të gjithë ekonominë do të shkojmë një hap më përpara në këtë lëmi të zhvilluar shumë kohët e fundit, pra që rreziqet për kapitalin të zvogëlohen dhe që shpërblimet ekstra për sukseset në punë të bëhen vetëm atëherë kur të shihet rezultati."

Para takimit me kryeministrin Braun, Angela Merkel ishte për herë të parë në audiencë tek mbretëresha Elisabet II. "Eshtë një nder i madh të jesh mysafire e mbretëreshes. Jam shumë e kënaqur dhe kam bërë të qartë se jemi shumë të lumtur me faktin që Britania e Madhe është pjesë e BE."

Kjo ishte edhe një ftesë për kryeministrin Braun që të marrë më seriozisht punën e tejkalimit të krizës financiare. Takimi me mbretëreshen zgjati vetëm 30 minuta dhe nuk kishte tepër kohë për bisedime.