1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Steinemier: Shpresa mbetet që të bihet dakort për procesin e mëtejshëm

28 Nëntor 2007

Që nga Bundestagu gjerman, Ministri i jashtëm Frank Walter Steinmeier i drejtoi një apel shqiptarëve dhe serbëve që të marrin vendime të arsyeshme

https://p.dw.com/p/CUEU
Bundestagu gjerman, 15 nëntor
Bundestagu gjerman, 15 nëntorFotografi: AP

Ministri i jashtëm gjerman Frank Walter Steinmeier foli sot në Bundestag edhe për Kosovën. "Po të hedhim sytë nga Europa juglindore, Kosova do të mbetet një çështje me sfida të mëdha, kryesisht në ditët e krishtlindjeve", tha ai dhe shtoi: "Do të kisha dëshiruar që trojka të kishte arritur në një përfundim, por kjo nuk ndodhi. Këtë na u desh ta merrnim vesh dje në bisedimet e Austrisë. Shpresa mbetet që trojka mbase të jetë në gjendje të arrijë në një marrëveshje për procesin që do të vazhdojë."

Ministri i jashtëm gjerman thotë se kjo do të ndihmonte jo vetëm gjermanët në marrjen e vendimeve të mëtejshme por, por do të ruante dhe unitetin në Europë.

Që nga podiumi folës në parlament ai i drejtoi apel shqiptarëve dhe serbëve: "Ne apelojme tek shqiptarët e Kosovës dhe serbët që të kujtohen për gjakun e derdhur në vitet nëntëdhjetë. Njerëzit në Ballkan nuk duhet të bëhen viktima të vendimeve të gabuara politike, dhe të mungesës së përgjegjësisë. " Këto fjalë të tij u përshëndetën me duartrokitje.

Gjermania e ka ndihmuar Ballkanin jo vetëm gjatë presidencës së radhës së BE-së, por edhe më parë dhe do të vazhdojë ta ndihmojë edhe më tej, por me kusht që "vendimet në rajon të merren me arsye", thotë ministri i jashtëm gjerman Frank Walter Steinmeier.