1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Spick mich!

Me ndihmen e internetit u jepet tani mundësia edhe nxënësve të vlerësojnë mësuesit e tyre dhe mësimdhënësit janë të detyruar të pranojnë këtë vlerësim, edhe pse kjo nuk u pëlqen.

default

Nga një vendim përkatës i gjykatës federale në Karlsruhe del se pedagogët do të jenë të detyruar që edhe më tej të pranojnë vlerësimet e nxënësve të tyre në portalin e internetit „spickmich.de“, sepse „e drejta personale“ e mësuesve mbetet e palënduar nga vlerësimi i nxënësve të tyre. Këtu gjenden të publikuar emrat e mësimdhënësve, lëndët e tyre, shkollat, si dhe notat mesatare të tyre, ndërsa vlerësuesit mbeten anonimë. Kriteret e vlerësimit janë: kompeteca në lëndën mësimore, „parapërgatitja, cilësitë „i dashur dhe simpatik".
Afër 1 milion përdorues të portalit të internet „spickmich.de“ mund të vazhdojnë t'i vlerësojnë edhe më tej mësimdhënësit e tyre. Kështu vendosi Gjykata e Lartë Federale në Karlsruhe. „spickmich“ eshtë një portal, ku nxënësit mund të vlerësojnë mësuesit e tyre dhe ky sipas gjyqtarëve mbështetet në të drejtën e shprehjes së lirë të mendimit. Nëse kjo ndodh me përgjegjësinë dhe profesionalitetin e duhur, atëherë e drejta e mendimit të lirë e përdoruesve në të ashtuquajturat „Community“ ka më tepër peshë, se sa e „drejta e mësuesve për ruajtjen e privatësisë, që në këtë rast ka karakter abstrakt."

Me vendimin e lartëpërmendur nga gjykata e hodhi automatikisht padinë, që kishte ngritur një mësuese nga qyteti Moers në afërsi të Düsseldorf-it, e cila nga një pjesë e konsiderueshme e nxënësve të saj kishte marrë notën „mjaftueshëm“ 4,3.

Në Gjykatën e Lartë Federale thuhet se portali lejohet, derisa nuk ka të shara dhe ofendime ndaj mësimdhënësve. Fakti se regjistrimet janë anonime, nuk është arsye për t'i ndaluar ato. Në senatin e gjashtë të gjykatës thuhet se shprehja e medimit të lirë është çështje e personit, që shprehet. Ai vendos vetë për mënyren se ku dhe si e shpreh mendimin e tij. Çështja sa i përket anonimitetit u diskutua mjaftueshëm gjatë procesit në gjykatën e lartëpërmendur.

Manuel Weißbrod, njëri nga tre administratorët e portalit „spickmich“, citoi një rast, në të cilin bëhet fjalë për ruajtjen më tej të anonimitetit të nxënësve.

"Në Gjemaninë jugore në landin Baden Würtemberg kemi pasur një rast, ku një drejtor ka parë në portal se cilët nxënës nga shkolla e tij ishin të regjistruar. Ai i ftoi ata në zyrën e tij dhe u tha: „Ose çrregjistroheni nga portali, ose do të fluturoni nga shkolla“.

Avokatja e mësueses, Cornelie von Gierke, thotë se të drejtat e mësimdhënësve dhe ato të nxënësve të tyre nuk janë në barazpeshën e duhur, kjo sepse mësuesit nuk mund të mbrohen në mënyre të drejtpërdrejtë ndaj kritikave anonime.

"Për nxënësit dhe mësuesit ekzistojnë mundësi tjera, që të shprehin mendimin e tyre. Ka mbledhje prindërish dhe orë konsultimi. Nxënësit e kanë gjithmonë mundësinë të bisedojnë mes tyre për mësuesit dhe këtë t'ua shprehin personalisht mësuesve të tyre. Një forum të këtillë anonim në internet nuk mund ta kuptoj."

Gjykata e argumentoi vendimin e saj „për shprehjen e lirë të mendimit“ me faktin se mësuesja është vlerësuar për veprimet e saj në sferën profesionale e jo në atë private. Por në vendimin e gjykatës u bë e ditur se ky vendim vlen vetëm për rastin e portalit „spickmich“ dhe nuk ka vlerë në lidhje me portale të tjera të ngjashme, si për shembull për portalin, që po planifikohet nga shoqëritë e sigurimit, ku pacientët mund të vlerësojnë sjelljen e mjekëve ndaj tyre.


Autor: Bernd Wolf/Ibrahim Akipi

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 25.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IbCx
  • Data 25.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IbCx