Spanjollët festojnë titullin kampion
1 Korrik 2008Reklamë
Qindra mijëra spanjollë pritën me entuziasëm kampionët e rinj të Europës në futboll. Tifozët mbushën rrugët e Madridit për të brohoritur për lojtarët e kombëtares spanjolle të futbollit të cilët udhëtuan me një autobuz të hapur nga aeroporti në qendër të qytetit. Sot ekipi do të pritet në pallatin mbretëror Zarzuela nga mbreti Huan Karlos dhe mbretëresha Sofia. Edhe në Berlin rreth 100.000 tifozë festuan përpara portës së Brandenburgut ekipin kombëtar gjerman i cili zuri vendin e dytë në kampionatin europian të futbollit pasi humbi 1:0 me Spanjën në finale.