1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Sot vendimi për Radovan Karaxhiqin

Në Hagë do të shqiptohet sot vendimi për të akuzuarin për krime lufte në Bosnje-Hercegovinë Radovan Karaxhiq. Ai akuzohet për krimet më të rënda të mundshme dhe për gjenocid.

Radovan Karaxhiq

Radovan Karaxhiq

Ai është një njeri me shumë fytyra: psikiatër, shkrimtar, politikan dhe për shumë në Bosnje-Hercegovinë, krimineli më i madh i luftës. Radovan Karaxhiqi akuzohet për krimet më të rënda pas Luftës së Dytë Botërore në Evropë, siç ishte masakra e Srebrenicës, ku nga forcat serbe janë ekzekutuar në mënyrën më barbare rreth 8000 meshkuj myslimanë. Ai akuzohet edhe për krime kundër njerëzisë, për krime lufte, dhunë dhe vrasje, si dhe shkelje të rregullave të luftës dhe bombardimin e Sarajevës, thotë për DW, eksperti Franz-Lothar Altmann.

Radovan Karaxhiq

Radovan Karaxhiq

Radovan Karaxhiq ka lindur në vitin 1945 në një fshat të Malit të Zi, në një familje ku ka pasur edhe çetnikë. Çetnikët kanë luftuar që në Luftën e Dytë Botërore kundër partizanëve, me qëllim krijimin e një shteti të madh serb. Me vetëm 15 vjet kalon të jetojë në qytetin e atëhershëm multietnik, Sarajevë, në Bosnje-Hercegovinë.

Udhëheqësi i serbëve

Pas zbritjes nga malet e Malit të Zi në Sarajevë, ai ka përfunduar fakultetin e medicinës. Ka bërë madje edhe studime shtesë në Columbia University në Nju Jork dhe më pas ka hapur klinikën e tij të psikiatrisë në Pale, afër Sarajevës, të banuar kryesisht me serbë. Aia ka qenë i njohur edhe për veprat e tij si poet. Por nga ky personalitet është krijuar më pas një politikan me orientim nacionalist, që shihet edhe në shkrimet e tij të hershme, kur shkruante për "natyrën luftarake të serbëve". Më pas ai ka njoftuar edhe Dobrica Qosiqin, i cili konsiderohej si "babai" i nacionalizmit serb.

Megjithatë influencën ndaj Karaxhiqit kanë ushtruar edhe të tjerë. Ai e ka njoftuar Sllobodan Millosheviqin, ish-presidentin e Jugosllavisë, i cili para 10 vitesh ka vdekur në burgun e Hagës, ku akuzohej për krime dhe gjenocid. Karaxhiqi në vitet 1980-të e ka njoftuar edhe Momçillo Krajishnikun, më vonë bashkëpunëtorë lufte dhe të denuar me 20 vjet në Tribunalin e Hagës.

"Armiku" i myslimanëve

Por Karaxhiqi nuk ishte i vetmi i cili më vitet 90-të jetonte botën e tij nacionaliste. Nacionalizëm të theksuar kishte tek serbët, por edhe tek kroatët, sllovenët, boshnjakët dhe popujt e tjerë. Politikanët serbë nuk lejonin që këto vende të gëzojnë pavarësinë e shpallur. Dhe kështu nisën luftërat e përgjakshme, kur ishte i përzier në mynrë aktive edhe vet Radovan Karaxhiq, si udhëheqës i serbëve të Bosnje-Hercegovinës. Ai konsiderohet si fytyra e nacionalizmit dhe armiqësisë serbe ndaj boshnjakëve.

Srebrenica

Srebrenica, vendi i gjenocidit

Boshnjakët dhe kroatët me referendumin e 1 marsit të vitit 1992 kanë shpallur pavarësinë e Bosnje-Hecegovinës. Serbët e kanë bojkotuar këtë referendum dhe e kanë shpallur Republikën Serpska, kur Radovan Karaxhiq ishte presidenti i parë. Në vitet e ardhshme në B-H janë vrarë mbi 100.000 njerëz dhe janë dëbuar qindra mijëra. Është kryer edhe gjenocidi në Srebrenicë, për të cilin fajësohen Karaxhiq dhe udhëheqësi i forcave të atëhereshme serbe, Ratko Mlladiq, i cili poashtu gjendet në Hagë. Asokohe, në vitin 1995, Srebrenica ishte një zonë e mbrojtur nga helmetkaltërit holandezë.

Strehimi në Serbi

Radovan Karaxhiq

Radovan Karaxhiq i maskuar

Të dy të akuzuarit për krime dhe gjenocid, Rako Mlladiq dhe Radovan Karaxhiq, kanë jetuar të fshehur me vite të tëra në Serbi. Karaxhiq jetonte me identitetin Dr. Dragan Dabiq. "Dukja e tij bënte të qartë se ai kishte një numër të madh ndihmësish dhe simpatizantësh, të cilët e paralajmëronin nga aksionet e kapjes", thotë sagt Altmann. Por pas presioneve të mëdha, Serbia e ka arrestuar dhe dërguar në Hagë, 12 vjet strehimi në Beograd të Serbisë. Gati tri vite më pas është arrestuar edhe Ratko Mlladiq, në Vojvodinë. Vendimi për rastin Karaxhiq paraqet një "vendim historik", siç tha shefi i Tribunalit për ish-Jugosllavi, Serge Brammertz. "Me këtë vendim do të qartësohet nëse Radovan Karaxhiq ishte ai që ka dhënë urdhër për gjenodicin në Srebrenicë".