1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Solidariteti" duhet të nxisë forcat liberale dhe ndryshimin politik në Rusi

Hermann Krause / Moskë14 Dhjetor 2008

Kritikët e Kremlinit të mbledhur rreth udhëheqësve të opozitës, Garri Kasparov dhe Boris Nemzov, kanë krijuar të shtunën një lëvizje të re opozitare.

https://p.dw.com/p/GFmx
Udhëheqësi i opozitës, Garry Kasparov, duke folur në kongresin e lëvizjes "Solidaritet" në Khimki, 13 dhjetor
Udhëheqësi i opozitës, Garry Kasparov, duke folur në kongresin e lëvizjes "Solidaritet" në Khimki, 13 dhjetorFotografi: AP

Jo larg portave të Moskës, në një hotel turistik të rrënuac ca, opozita gjeti një sallë. Vend tjetër për takimin nuk u gjet. Megjithëse adresa nuk ishte bërë publike, për shkak të frikës nga shërbimi sekret rus FSB, të rinj të drejtuar nga Kremlini të Molodaja Gvardia (Gardës së Re) arritën të vinin deri tek hoteli, dhe të protestonin zhurmshëm kundër demokratëve.

Megjithatë, kjo nuk ja prishi terezinë përfaqësuesve të opozitës të mbledhur në sallën e thjeshtë të koncerteve, për të vazhduar planin e tyre dhe për të krijuar lëvizjen e përgatitur prej muajsh, "Solidaritet". Forca kryesore lëvizëse është ish kampionin i shahut, Garri Kasparov.

Delegatët kishin ardhur nga 45 rajone të Rusisë, mes tyre bënin pjesë përfaqësues të partive opozitare si Jabloko, liberalë, shoqata ambientaliste, Të gjelbër dhe grupe të të drejtave të njeriut. Duket krejtësisht e pamundur në Rusi të bësh bashkë opozitën e shpërbërë. Prandaj me "Solidaritetin" si organizatë drejtuese, shpresohet që ato të lidhen së bashku. Një delegat nga Saratovi thotë: Qëllimi dhe shpresa e këtij kongresi është të bëjë bashkë forca të ndryshme dhe të krijojë atmosferën e besimit „Njerëzit duhet të mësojnë sërish të mendojnë të lirë."

Boris Nemzow, ka qenë ministër i energjisë nën presidentin Jelcin
Boris Nemzow, ka qenë ministër i energjisë nën presidentin JelcinFotografi: DW / Morozov

Takimi u drejtua nga Kasparov dhe Boris Nemzov, po ashtu një kokë drejtuese e opozitës. Si shenjë pozitive u vlerësua fakti që ata të dy ishin ulur krah njëri tjetrit. A janë ata shokë, kjo është një çështje tjetër. Olga Galkina, një sipërmarrëse nga San Petërsburgu, thotë se shpresat janë të mëdha. Ajo që duhet është një platformë ku të merren parasysh interesat e të gjitha partive demokratike. "Ne nuk jemi të një mendjeje me Kasparovin, megjithatë ne kemi përpunuar së bashku principet e "Solidaritetit"."

Dilema e madhe e opozitës ruse nuk janë vetëm diferencat e brendshme. Edhe mediat nuk informojnë për ta, sepse kanë marrë udhëzime nga Kremlini. Ndërkohë që opozita në Ukrainë për shembull kishte në atë kohë një kanal televiziv, opozita në Rusi nuk ka mundësi të përdorë mediat elektronike. Faqet e saj të internetit prishen shpesh.

Kriza ekonomike, e cila ka goditur rëndë Rusinë për shkak të rënies së çmimit të naftës dhe lëndëve të para, mund të jetë një mundësi e mirë për opozitën. Ylli i Vladimir Putinit është në rënie, thotë Garij Kasparov. Papunësia në rritje dhe problemet e mëdha sociale, janë duke i marrë çdo lloj legjitimiteti klikës së Kremlinit. Sot, të djelën, Garri Kasparov ka bërë thirrje për një "Marrshim të të pakënaqurve" në Moskë.