Socialistët francezë: Një kthesë historike
26 Shtator 2011Socialistët, komunistët, të Gjelbërit dhe Partia e Majtë Radikale e moderuar do të kenë 177 vede nga 348 sa ka dhoma e lartë e Parlamentit francez. Në këtë mënyrë shtatë muaj para zgjedhjeve parlamentare në Francë pushtetmbajtësi, Nikolas Sarkozy, pëson një goditje të rëndë politike. Votimi konsiderohet si një test i fundit i rëndësishëm para zgjedhjeve presidenciale në pranverën e vitit të ardhshëm.
Shumica e re në senat mund t'ia vështirësojë shumë punën presidentit Sarkozy në muajt e ardhshëm të qeverisjes. Dhoma e lartë e Parlamentit mund të kthejë mbrapsht çdo votim të asamblesë kombëtare. Megjithatë kompetencat e dhomës së lartë të Parlamentit francez janë të kufizuara. Në rast se votimet dështojnë në senat atëherë fjalën e fundit prapëseprapë e ka asambleja kombëtare. Socialistët nga ana tjetër folën për një kthesë historike.
Senati francez nuk zgjidhet nga populli, por nga përfaqësuesit komunalë. Të dielën (25.09) në Francë ishin ftuar për të përcaktuar gjysmën e 348 senatorëve të rinj 72 000 përfaqësues të komunave.
Autor: Esat Ahmeti
Redaktor: Pandeli Pani