1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sochi u rikujton Bostonin amerikanëve

Conor Dillon/Amarildo Topi8 Shkurt 2014

Nëse Lojrat Olimpike Dimërore janë një skenë, mbrapaskena është është një kërcënim konstant për terror. SHBA është duke u përgjigjur agresivisht ndaj kërcënimeve.

https://p.dw.com/p/1B5En
Fotografi: SEIRON BAROIAN/AFP/Getty Images

Lajmërimi se pasta e dhëmbëve mund të përdoret për sulme të mundshme terroriste në fluturimet me destinacion Sochin, është vetëm një nga kërcënimet e shumta që janë bërë kundër Lojrave Olimpike Dimërore dhe të cilave SHBA u është përgjigjur me forcë.

Kërcënimet janë reale dhe të rrezikshme, thotë Gary LaFree, i cili drejton Konsorciumin Kombëtar për Studimin e Terrorizmit dhe Përgjigjen ndaj Terrorizmit (START). Organizata e tij së fundi studioi shenjat e mundshme për terrorizëm në vendet mikpritëse të Lojrave Olimpike, duke përdorur të dhëna që nga lojrat e viti 1972. "Gjatë një eventi Olimpik njerëzit janë më të predisipozuar për të sulmuar më shumë se në çdo event tjetër. Ka njerëz që bëjnë kërcënime të besueshme."

Përgjithësisht, sulmet terroriste në Rusi janë rritur që prej rënies së Bashkimit Sovjetik, thotë ai. Sulmet e dhjetorit 2013 në Volograd dhe kërcënimet e ‘vejushave të zeza' kanë tërhequr vëmendjen botërore, vazhdon LaFree, duke shtuar se edhe shqetësimin për grupin separatist Islamik, Emirati i Kaukazit, që mund të kryejë sulme të rënda.

Russland Wolgograd Anschlag Bekennervideo 20.01.2014
Grupi i quajtur Vilayat Dagestan ka marrë pësipër sulmin në VolgogradFotografi: Reuters/Handout via Reuters Television

"Ata janë të gatshëm të marrin 1000 pengje, shumë prej të cilëve fëmijë. Pengmarrja e tyre ka thyer rekordin për numrin e jetëve të humbura", thotë ai duke iu referuar pengmarrjes në Beslan, ku humbën jetën 380 vetë.

‘Reagim i tepruar' i SHBA

Përveç masave shtesë të sigurisë në aeroporte dhe paralajmërimet për udhëtimet të Departamentit të shtetit, SHBA i është përgjigjur në mënyrë të pazakontë kërcënimeve nga Sochi: dy anije luftarake amerikane u futën në Detin e Zi të mërkurën (05.02.2014). Por ato jo thjeshtë do të kalojnë kufirin rus, por do të ankorohen në Sochi, thotë Pentagoni, me arsyetimin se ‘do të mbështesin qeverinë ruse' dhe do të evakuojnë amerikanët me helikopter në rast të ndonjë sulmi. Ndërkohë skuadra e skive dhe ajo e snowboardit të Amerilkës, kanë marrë roje private për të rritur sigurinë.

Olympische Winterspiele 2014 in Sotschi
Putin ka deklaruar se Sochi do të jetë shumë i sigurtëFotografi: picture-alliance/dpa

Eksperti rus Pavel K. Baev, karriera e të cilit nisi në Ministrinë e Mbrojtjes së Bashkimit Sovjetik dhe sot vazhdon si një drejtues i lartë në thinktankun Brookings Institute, mendon se anijet luftarake janë ‘reagim i ekzagjeruar'.

Jeff Mankoff, ish këshilltar i Departamentit të Shtetit në marrdhëniet me Rusinë dhe zv/drejtor Rusisë dhe Euroasisë pranë Qendrës për Studime Ndërkombëtare dhe Strategjike, e shikon lëvizjen si kujdes të tepruar.

Bombat në Boston

Të dy ekspertët janë dakort në argumentet se reagimet e Amerikës për Sochin vijnë si pasojë e sulmit me bombë në Maratonën e Bostonit në prill të vitit 2013.

Amerika për herë të parë kuptoi se Çeçenia, edhe pse shumë larg, mund të kthehej në një problem. Baev kritikon qendrimin e Rusisë. Në Sochi, Moska nuk është duke ‘bashkëpunuar ngushtësisht' me shërbimet inteligjente, thotë ai.

Sotschi 2014 Training Rodeln 05.02.2014 Andi Langenhan
Fotografi: Reuters

Qytetarët amerikanë kanë ndjenjën se ata janë në shënjestër të terroristëve, çka e detyron Uashingtonin të marrë këto masa. Por kjo ndjenjë nuk ekziston në Gjermani. Publikisht qeveria gjermane nuk ka dhënë asnjë informacion se Lojrat do të jenë shumë të ndryshme nga ato në Londër të vitit 2012 apo ato të Vankuverit në vitin 2010.

I kontaktuar nga DW, një zëdhënës i Zyrës së Jashtme të qeverisë Federale, refuzoi të përgjigjej nëse vendi ishte duke marrë masa speciale sigurie në Sochi. Sa i përket ekspertit të terrorizmit Gary LaFree, ai këshillon që askush të mos shkojë atje. “Me shumë mundësi nuk do të çoja fëmijët e mi në Sochi", thotë ai.