1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Skandali i vezëve përfshin Gjermaninë

4 Gusht 2017

Në fillim dyshohej se vezët e infektuara vinin nga Holanda dhe Belgjika, por tani problemi përfshin edhe Gjermaninë. Në vezë janë gjetur gjurmë nga iInsektizidi Fipronil.

https://p.dw.com/p/2hh6l
Eier-Vernichtung in den Niederlanden
Fotografi: picture-alliance/dpa/Huisman Media

Çfarë është fipronili?

Fipronili është një insekticid, i cili përdoret për mbrojtjen e bimëve dhe në veterinari kundër pleshtave të bimëve, morrave dhe merimangave. Në shpendët që përdoren për ushqim, fipronili nuk duhet të përdoret, psh tek pulat ai është i ndaluar. Vlerat e fipronilit në vezët e prekura nuk janë veçanërisht të larta dhe për këtë arsye nuk janë të rrezikshme për të rriturit. Megjithatë autoritet dhe ekspertët këshillojnë që fëmijët të mos hanë vezë të ndotura.

Nga koncerni i madh gjerman i supermarketeve, Aldi thuhet se do të pranohen vetëm vezë që janë të testuara negativisht në vlerat e fipronilit. Kompanitë e Aldit të Veriut dhe Jugut thanë që kjo do të çojë në mungesa në furnizimin e vezëve. Klientët që kanë blerë vezë në Aldi, mund ti kthejnë ato edhe pa fakturën e blerjes, çmimi do të kthehet i plotë.

"Jo tre milionë, por dhjetë milionë vezë të prekura në Gjermani"

Sipas Ministrit të Bujqësisë, Christian Meyer nga landi i Saksonisë së Poshtme numri i vezëve të prekura është shumë më i lartë se është pritur deri më tani. Sipas të dhënave të fundit, nuk janë vetëm tre milionë por rreth dhjetë milionë vezë të prekura, tha Meyer në ZDF. Pika kulmore e këtji skandali ende nuk është arritur. Tani është duke u hetuar a është mishi i pulës i prekur, poashtu edhe të gjitha produktet që përmbajnë vezë.

Të enjten në mbrëmje, Ministri Federal i Bujqësisë, Christian Schmidt ka bërë të ditur se dymbëdhjetë Lande janë të prekura nga skandali. Më të prekura nga skandali janë landi i Saksonisë së Poshtme dhe Renani Veriore – Vestfali. Situata është "nën kontroll", por ende nuk ka zgjidhje të skandalit. Për momentin sipas deklaratës të Ministrisë Federale katër lande vetëm nuk janë të prekur ai i Meklenburgut, Saksoni, Renani-Pfalci dhe landi i Saarit. 

 

 

ab/la/(dpa, afp)