Situata nën kontroll - Mbi gjendjen në sistemin e shëndetësisë pas katastrofës së Gërdecit
17 Mars 2008Reklamë
Strukturat e sistemit të shëndetësisë në Tiranë u gjendën përballë një situate me shumë të plagosur ndërkohë që në orët e para vlerësohej se numri i viktimave, të plagosurve dhe të lënduarve mund të rritej ndjeshëm. Në opinion u shpreh frika për mungesën e rezervave në gjak dhe medikamenteve të nevojshme për trajtimin e viktimave.
Por zv/ministri i shëndetësisë, Arben Ivanaj, thotë për Deutsche Welle-n se situata është plotësisht nën kontroll, të lënduarit po trajtohen në spitalet e kryeqytetit ndërkohë që ata në gjendje më të rëndë janë dërguar në Itali dhe Greqi.