1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Situata me refugjatët në ishullin Kos del jashtë kontrolli

Situtata në ishullin grek të pushimeve Kos është acaruar për shkak të numrit të madh të refugjatëve. Kryetari i Bashkisë së ishullit paralajmëron nga rreziku real i gjakderdhjes.

Fjalë dramatike ka shkruar kryetari i bashkisë së ishullit, Giorgos Kyritsis, në një letër drejtuar qeverisë në Athinë. Letra u botua në shtypin grek. Në ishullin me 30.000 banorë kanë mbërritur më shumë se 7000 migrantë. Ai thotë se nuk janë në gjendje ta përballojnë më problemin. "Po ju paralajmëroj se rreziku i gjakderdhjes është real", tha kryetari i bashkisë.

Reporterët në vendin e ngjarjes njoftonin se migrantët kishin bllokuan të martën në mëngjes shetitoren pranë bregut. Ata kërkonin me forcë dokumente për t'u larguar nga ishulli dhe për të vazhduar rrugën për në Europën Qendrore.

Përleshje me policinë

Në stadiumin e vogël të ishullit, sipas dëshmitarëve, pati përleshje ndërmjet emigrantëve. Përveç kësaj u sulmuan edhe policët. Disa policë qëlluan me shkopinj migrantët, ndërsa policë të tjerë u përpoqën të pengonin me zjarrfikës, që turma të mos largohej nga një stadium futbolli, njoftoi një fotograf i agjencisë së lajmeve AFP. Sipas tij policia kishte sjelle në stadium kryesisht refugjatë sirianë dhe afganë. Migrantët pas ardhjes nga Turqia përmes detit kishin kaluar javë të tëra në plazhet dhe rrugët e ishullit.

Nga burimet e policisë u tha se "tensionet" u krijuan, kur refugjatët u përpoqën të hynin në një rajon policie për t'u regjistruar atje. Policia nga ana tjetër donte që regjistrimi të bëhej në stadium.

Autoritetet janë totalisht të mbingarkuara

Autoritetet e ishullit të vogël në Egje pranë bregedtit turk janë krejtësisht të mbingarkuar nga numri i madh i refugjatëve. Qindra migrantë vijnë çdo ditë nga bregdeti turk, disa milje detare më larg. Organizatat humanitare, shteti dhe popullsia janë të mbingarkuar. Një situatë e ngjashme është edhe në ishujt e tjerë në lindje të Egjeut.

Të henën u pushua një polic, i cili ishte filmuar duke qëlluar me shuplakë një refugjat, që i ishte afruar më shumë se duhej stacionit të policisë.

Claudia Roth shkon në Kos

"Për refugjatët strehimi në Kos është një ferr i vërtetë në tokë", tha zëvendëskryetarja e Parlamentit gjerman Claudia Roth (Të Gjelbrit) për agjencinë gjermane të shtypit pas bisedave me personat përgjegjës, ndihmësit dhe refugjatët në Kos. "Këtu është kaos. Dhe tensionet bëhen gjithnjë e më të mëdha." Roth shkoi të hënën në Kos për një vizitë dyditore, për të krijuar vetë një përshtyjpje për ngjarjen.

Roth u ankua se për refugjatët në Kos nuk ka furnizime. "Çdo gjë mungon", thotë ajo. "Kjo është mosdhënie e ndihmës së parë për refugjatët." Njerëzit kanë nevojë urgjente për ushqime, veshje, strehime dhe përkujdesje mjekësore. Ka një situatë gati kafkaeske, ku zyra të ndryshme kanë për detyrë të përgjigjen, por ia kalojnë përgjegjësinë njëra-tjetrës. Dhe organizatave të ndihmës dhe ndihmësve vullnetarë po u shterohen forcat, tha ajo.

Greqia dhe BE duhet të ndihmojnë

Refugjatët, që qëndrojnë në rrugë dhe parqe, dëbohen që andej dhe dërgohen në një stadium të vogël në ishull, e përshkruan Roth situatën. Atje është jashtëzakonisht nxehtë. Ka vetëm dy tualete për qindra refugjatë. "Kjo është çnjerëzore", tha ajo. "Nuk kam parë më parë një gjë të tillë." Situata është me të vërtetë dramatike. "Kështu nuk mund të vazhdohet."

Roth i bëri apel qeverisë në Athinë, që të kujdeset më në fund për furnizimin e këtyre njerëzve. "Tragjikja është, se këtu bashkohen dy kriza", tha politikania e të Gjelbërve. Qeveria greke duhet të veprojë shpejt me gjithë krizën financiare. Edhe Europa duhet të ndihmojë.

Kryeministri Alexis Tsipras i kërkoi javën e kaluar ndihmë BE, sepse vendi i tij është i mbingarkuar. Sipas të dhënave të OKB-së që nga fillimi i vitit në Greqi kanë shkuar 124.000 refugjatë.