1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Siri: Raportim me rrezik jete

Në Aleppo janë zhdukur tre gazetarë spanjollë. Rrethanat e sakta nuk dihen. Rasti i tyre tregon se sa e rrekishme është puna e gazetareve në Siri. Gazetarët janë dëshmitarë të padëshiruar në këtë konflikt.

Ende fati i tyre është i pasigurt. Më 11 korrik, të tre gazetarët spanjollë hynë përmes Turqisë në Siri, një ditë më vonë, ata arritën në Aleppo. Aty humbasin gjurmët e tyre. Edhe pse ka ende shpresë se ata shpejt do të njoftohen dhe janë mirë, e mundshme është edhe që t'i kenë rrëmbyer dhe t'i mbajnë peng.

Ministri spanjoll i Drejtësisë tha Rafael Català, se qeveria po përpiqet me të gjitha mjetet, por se nuk mund të thotë më tepër edhe. "Së pari ne duhet të dimë se çfarë ka ndodhur", tha Catala, nëse i kanë marrë peng apo arrestuar dhe, nëse është kështu, "për ç'qëllim".

Tre gazetarët e rrëmbyer - Antonio Pampliega, José Manuel Lopez dhe Angel Sastre - konsiderohen si korrespondent lufte me përvojë. Ata kanë raportuar nga disa sheshe lufte në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Amerikën Latine. Ata punojnë për shumë media ndërkombëtare dhe janë nderuar për punën e tyre vazhdimisht me çmime të ndryshme.

Syrien Spanische Journalisten werden vermisst

Tre gazetarë spanjollë janë zhdukur

Shumë gazetarë të marrë peng

Siria konsiderohet për gazetarët si një prej vendeve më të rrezikshme në botë. Në Indeksin global të Shtypit dhe të Lirisë, që publikohet çdo vit nga organizata Reporterët pa Kufij, Siria është aktualisht në vendin 177 prej 180 vendeve. Që nga shpërthimi i dhunës në vitin 2011, në Siri kanë vdekur sipas informacioneve të Reporterëve pa Kufij 134 gazetarë dhe 46 informatorë.

Në vitin 2014 janë rrëmbyer, sipas informaciove të Reporterëve pa Kufij 27 gazetarë. 21 prej tyre mbahen ende peng. Shumica e gazetarëve të zhdukur janë nga vetë Siria apo nga vendet fqinje, por është edhe rasti i gazetarit amerikan Austin Tice, që është zhdukur që nga maji 2012 pa lënë gjurmë.

Edhe gazetarë spanjollë janë rrëmbyer, si p.sh. në shtator 2013, kur dy gazetarë nga gazeta "El Mundo" dhe një nga gazeta "El Periodico de Catalunya" ranë në duart e terroristëve. Pas negociatave të gjata që zgjatën rreth një gjysmë viti ata u liruan në pranverën e vitit 2014. Nëse për lirimin e tyre u paguan para, nuk dihet.

Dëshmitarë të padëshiruar

Edhe pse grupet terroriste në Siri dhe Irak financohen edhe prej parave që marrin për lirimin e gazetarëve të rrëmbyer, motivi kryesor i rrëmbimit të gazetarëve dhe reporterëve është një tjetër. Grupet terroriste nuk duan që në media të raportohet për ato që bëjnë ata. Arsya për këtë është e qartë: ata nuk mund ta kontrollojnë informacionin dhe reportimin e gazetarëve të lirë dhe të pavarur.

Megjithë rreziqet informacioni i gazetarëve të lirë dhe të pavarur është mjaft i rëndësishëm, sepse shërben si një korrigjues. Në rast së në këto vende nuk do të shkojë asnjë gazetarët i pavarur, terroristët do të kontrollojë të gjithë rrjedhën e informacionit. Dhe një gjë e tillë mund të kthehet shpejt në një fuqi propagandistike. Për këtë arsye frikësimi i gazetarëve, pengimi i tyre dhe marrja peng është pjesë e strategjisë së terroristëve. Mbi të gjitha ata duan që të mos ketë dëshmitarë.

E njëjta vlen edhe për palën tjetër, regjimin e Bashar al-Assadit. Edhe ky nuk ka interes që gazetarët të raportojnë për krimet e ushtrisë së tij, e cila bombardon zonat e kontrolluara prej IS-it, por kryesisht ato ku banon popullsi civile. Për këtë shkak gazetarët që lejohen të shkojnë në zonat e kontrolluara nga regjimi i Assadit shoqërohen vazhdimisht prej oficerëve për shtypin dhe nuk mund të raportojnë lirshëm.

Rrezik i madh

"Raportimi në kohë lufte nga Siria të raportojnë, është bërë për një gazetar të pavarur një rrezik tepër i madh", shkruan gazeta spanjolle El Pais.

Siria është bërë për të një pikë kthese, shpjegon fotografi spanjoll Gervasio Sánchez në një intervistë me gazetën El Mundo. "Për herë të parë, unë pyes veten nëse ia vlen të raportosh për një konflikt në të cilin mund të ndodhë kaq shumë." Ai kurrë nuk kishte dyshuar se duhet të raportojmë për konfliktet pavarësisht kostove. "Në Siri mua tani po më lindin dyshime për shkak se mund të ndodhë që ne punojmë për media, për të cilat nuk ia vlen rreziku - dhe për një shoqëri të narkotizuar që është më shumë e interesuar për gjëra të tjera."

Terroristët duket se kanë kohë që kanë arritur qëllimin, sepse ka vetëm shumë pak gazetarë në Siri. Megjithatë për të raportuar nga Siria, Deutsche Welle bazohet në një rrjet informatorësh, informacionet e të cilëve i shqyrton me kujdes të madh. Terrori nuk mund ta mposhtë krejtësisht lirinë e shtypit edhe pse mund ta kufizojë atë në mënyrë të konsiderueshme.