1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

SIPRI: më shumë kriza, më shumë tregti armësh

Instituti i Studimeve për Paqen SIPRI prezanton shifrat e reja të tregtisë ndërkombëtare të armevë. Ekportuesit kryesorë: SHBA avancojnë ndaj Rusisë. Blerësit kryesorë nga: Azia dhe rajonet e krizës në Lindjen e Mesme.

Para dhjetë ditësh në Konferencën e Sigurisë në Mynih kryeminsitri rus Dimitri Medvedjev e shihte botën në një luftë të re të ftohtë. Në Ukrainë dhe veçanërisht në Lindjen e Mesme gjëmojnë ndërkohë luftra të armatosura. Në Azinë Lindore demonstrimi agresiv i Kinës u ngjall shqetësime fqinjëve, ndërsa në Azinë Jugore vazhdojnë të jenë të tensionuara marrëdhëniet mes rivalëve Indisë dhe Pakistanit. Njëkohësisht në mbarë botën shtohet pasiguria për shkak të rritjes së rrezikut nga terrori. Gjendja globale ektremisht e tensionuar e sigurisë pasqyrohet në biznesin në lulëzim të prodhuesve të mëdhenj të armëve. Kjo del nga shifrat e fundit të Institutit të Stokholmit për Studimet e Paqes, SPRI. Për t'i kompensuar luhatjet e porosive të mëdha për armatime, ekspertët e SIPRI-t i paraqesin të dhënat mbi transferimin mbarëbotëror të armëve në ritme pesë vjeçare. Në mbarë botën në pesë vitet e fundit janë eksportuar 14% më shumë armë, krahasuar me një pesëvjeçar më parë.

Shumica e eksporteve kanë shkuar në Azi dhe në rajonet e krizës në Lindjen e Mesme. Mes Gjirit Persik dhe Bosforit eksporti i armëve të rënda - SIPRI i referohet vetëm eksportit të armëve të rënda - është rritur me 61%! Mes viteve 2011 dhe 2015 vetëm India ka importuar më shumë se Arabia Saudite me 30 milionë banorë. Mbretëria e naftës i ka katërfishuar blerjet e armëve pas periudhës 2006 - 2010. Në vendin e katërt të imporuteve më të mëdhenj të armëve pasojnë Emiratet e Bashkuara Arabe me vetëm pesë milionë banorë, në vendin e gjashtë Turqia. Eksperti i SIPRI-t Pieter Wezeman nuk habitet për këtë zhvillim: rajoni karakterizohet nga luftrat - si të brendëshme ashtu edhe ndërshtetërore, thotë në intervistë për DW Wezeman. Shtetet e rajonit posedojnë buxhete të mëdha. Kjo do të ndryshojë tani për shkak të rënies së çmimit të naftës. Këto vende nuk kanë industri armatimi dhe për rrjedhojë janë të varura prej blerjeve në tregun ndërkombëtar.

Lëvizje të tjera sa i pëkret palës blerëse bien në sy: Meksia i ka trefishuar blerjet në këtë pesëvjeçar krahasuar me periudhën 2006 - 2010. Kjo është një pasojë e luftës së karteleve të drogës, si pasojë e së cilës në dhjetë vitet e fundit kanë rënë viktimë afërsisht 100.000 vetë. Sipas ekspertit Wezeman, Meksika ka investuar ndër të tjera edhe për automjetet e blinduara lehtë. "Këto automjete të mbrojnë nga sulmet me armë zjarri dhe automatikët, por jo nga sulmet me raketa", thotë Wezeman.

Në Afrikë gati gjysma e importeve të armëve mbulohet nga dy shtete: vendet fqinjë Maroku dhe Algjeria. Të dyja këto shtete për shkak të gjendjes ekonomike relativisht të mirë kanë mundësitë financiare për blerje armësh.

Sa u përket eksportuesve të armëve SHBA e ka përforcuar pozicionin kundrejt Rusisë duke u pozicionuar si furnitori më i rëndësishëm i pajisjeve të luftës. Një e treta e eksporteve të armëve, e rritur me vetëm 27%, i përket SHBA-së. SHBA kryesisht kanë furnizuar në rajonet e krizës në Lindjen e Mesme: klienti kryesor i amerikanëve është Arabia Saudite, pasuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia.

Prej Rusisë buron një e katërta e eksporteve globale të armëve. Blerësit më të rëndësishëm të saj janë India, Kina dhe Vietnami. Kina i ka rritur eksportet e saj të armëve me 88% duke i dyfishuar kështu kundrejt periudhës 2006 - 2010. Kina kryeson tani ndaj Francës duke u renditur në vendin e tretë si prodhues i rëndësishëm armësh në botë. Kleintët kryesorë të Kinës janë Pakistani, Bangladeshi dhe Mianmari. Por Kina synon të futet si furnitore edhe në tregun afrikan të armëve.

Vendet europiano-perëndimore Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Spanja dhe Italia së bashku në periudhën 2011 - 2015 mbulojnë një të pestën e transferit botëror të armëve.