Sipas diplomatëve mëse 100.000 viktima nga cikloni në Birmani
8 Maj 2008Që nga katastrofa kanë gjetur vdekjen më shumë se 22 mijë vetë, sa publikohet zyrtarisht, kjo mësohet prej dëshimtarëve okularë. Numri i hamendësuar i viktimave rritet nga dita në ditë. Pas ciklonit Nargis që përfshiu Biraminë, sipas të dhënave të diplomatëve numri i viktimave është rritur deri në 100.000.
Shari Villarosa, që ushtron funksionin e ambasadores së SHBA në Ranguin i tha televizionit CNN, se ky vlerësim është bërë nga organizatat e pavarura ndërkombëtare. Në sfondin e numrit kaq të madh të viktimave si dhe të disa dhjetra mijë njerëzve që konsiderohen të zhdukur, është e mundur të rritet numri i viktimave.
Organizatat ndërkombëtare të ndihmës bëjnë fjalë për një lufte për mbijetesë të njerëve në vendin e katastrofës. Qindra mijëra njerëz në deltën e lumit Irradadi duhet të furnizohen urgjentisht me ujë të pijshëm, me ushqime dhe medikamente. Sipas të dhënave të OKB-së nga cikloni kanë mbetur rreth një milionë njerëz të pastrehë. Rreth 5.000 metër katror sipërfaqe toke është përmbytur tha Richard Horsey, koordinatori i ndihmave humanitare të OKB-së: "Praktikisht i gjithë rajoni përgjatë deltës së lumit ndodhet nën ujë. Kjo duket edhe nga pamjet aktuale satelitore. Forcat e shpëtimit ndodhen përballë një sfide të jahstëzakonshme logjistike dhe janë duke u përpjekur që të furnizojnë njerëzit me ndihmat më emergjente."
Gjermania dhe një sërë vendesh i kanë bërë thirrje juntës ushtarake për të lejuar më shumë ndihmë nga jshtë në vend. Shumë nndihma kanë qenë të blllokuara, pasi junta u ka refezuar vizën antarëve të organizatave të huaja humanitare. Gjithashtu punonjësit e këtyre organizatave nuk kanë liri lëvizjeje në Birmani dhe shpërndarja e ndihmës është mjaft e vështirë për ta.
Ekspertja amerikane për ndihma Mala Htun tha në televizion, se junta nuk do të lejojë që të huajt të qarkullojnë lirisht në vend:
"Kush e di se ç´mund të gjesh në këtë vend? Rajonet mund të jenë të minuara dhe ndoshta në Birmani mund të ketë edhe kampe përqëndrimi. Unë besoj, se qeveria ka frikë që organizatat e huaja të ndihmës si dhe gazetarët do të vëzhgojnë në vend dhe do të zbulojnë, se çfarë ndodh vërtetë në Birmaninë e izoluar."
Sipas të dhënave të qeverisë birmaneze në emigracion në Tajlandë në Birmani po rritet indinjata e popullsisë ndaj juntës ushtarake. Nuk përjashtohet përsëritja e protestave si shtatorin e të vitit të kaluar.