Sinqeritet i ri në marrëdhëniet gjermano-kineze
17 Korrik 2010Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila të dielën (17.07) festoi edhe 57 vjetorin në Kinë, dallon që raporti Gjermani-Kinë karakterizohet nga një sinqeritet i ri. Në bisedimet me këtë vend nuk flitet rrotull e rrotull, tha Merkel pas një takimi me kryetarin e qeverisë kineze Ven Xhiabao në qytetin Ksian. Për gjërat flitet hapur, tha ajo. Kjo vlen si për çështjen e të drejtave të njeriut ashtu edhe për problemet e sipërmarrjeve.
Merkel dhe Ven morën pjesë së bashku në një forum ekonomik. Ven kishte udhëtuar së bashku me kancelaren Merkel aty. Para gazetarëve Ven kërkoi të flitej hapur dhe sinqerisht. "Meqënëse këtu bëhet fjalë për një bisedë të hapur, do t'iu lutesha të gjithëve të ishin të sinqertë."
Edhe gazetarët ishin lejuar dhe u lutën shprehimisht të raportonin. Me sa duket udhëhqeja kineze do të lërë një përshtypje të mirë. Menaxheri kryesor i Siemens-it, Peter Löscher dhe bosi i BASF-s, Jürgen Hambrecht folën me tone miqësore por të qartë në atë që kërkonin. Më shumë siguri ligjore, mundësi hyrjeje në tregun kinez dhe në burimet e lëndës së parë.
Menaxherë drejtues gjermanë u ankuan atje ndër të tjera për piraterinë e prodhimeve dhe për kufizime në hyrjen në tregun kinez. Shefat e koncerneve nga Kina kritikuan nga ana tjetër para së gjithash rregullat gjermane për vizat. Kancelarja vizitoi të dielën edhe ushtrinë e terrakotës të njohur në mbarë botën, e cila ndodhet në afërsi të Ksianit.
AG/Ajazaj/Arapi