1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Siguri në IT 'Made In Germany'

Madelaine Meier, Pandeli Pani4 Dhjetor 2013

Ndaj operacioneve të spiunazhit nga firmat konkurrente mund të mbrohesh, kurse ndaj sulmeve të shërbimeve sekrete pothuajse jo.

https://p.dw.com/p/1ASXn
Fotografi: AP

Në zyrën e personelit vjen me e-mail një kërkesë për vend pune. E-Maili duket serioz dhe ka edhe të bashëngjitur edhe një dokument pdf. Shumica e njerëzve do ta hapnin pa e vrarë mendjen këtë dokument. Por pas attachment-it mund të fshihet një "malware" një software spiun që mbledh të dhënat nga kompjuteri dhe ua dërgon ato pa u vënë re palëve të treta.

Pothuajse çdo kompani gjermane ka qenë tashmë viktimë sulmesh të tilla kibernetike. Ky është rezultati i një studimi të fundit të Institutit për Demoskopinë Allensbach. Skenaret e kërcënimit janë të shumëllojshme: Një e-mail me attachment me virus, një sulm ndaj firewall-it që të sigurohet qasje e paautorizuar në rrjetin e intranetit të një kompanie apo një fjalëkalim shumë i thjeshtë që mund të kapërcehet lehtë. Pesëdhjetë miliardë euro mendohet se është dëmi që i shkaktohet në vit ekonomisë gjermane prej spiunazhit përmes kompjuterave. Numri i rasteve të paraportuara ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë, sepse kompanitë që janë bërë prej e këtij spiunazhi shpesh kanë frikë t'i informojnë autoritetet shtetërore, nga frika se mund t'u dëmtohet reputacioni.

Symbolbild Trojanisches Pferd
Fotografi: Mike Kiev/Ralf Kraft - Fotolia.com

Firmat konkurrente dhe shërbimet sekrete

Alexander Jarchows u shpjegon firmave të mesme gjermane se sa e rëndësishme është që të mbrohen prej sulmeve kibernetike, sepse edhe pse ato nuk merren vesh, sulme të tilla ndodhin për ditë. Firma e Alexander Jarchows 'Systemhaus for you' është e specializuar për çështje të sigurisë kompjuterike. Ai thotë se pas sulmuesve janë firma konkurrente që duan të përvetësojnë patenta, studime apo të dhëna për klientët. Por edhe shërbimet sekrete të botës së jashtme ndërmarrin në Gjermani spiunazh ekonomik. Sidomos firmat e mesme gjermane që janë aktive dhe shumë prej tyre edhe kryesuese të tregut botëror, janë në shenjëstër të sulmeve kibernetike, sqaron Alexander Jarchows.

Symbolbild - Hacker
Fotografi: picture-alliance/dpa

Ndaj shërbimeve sekrete nuk mund të ruhesh

Ndaj operacioneve të spiunazhit nga firmat konkurrente mund të mbrohesh, kurse ndaj sulmeve të shërbimeve sekrete pothuajse jo. "Ata kanë burime shumë të mëdha." - thotë Jërn Müller-Quade. Müller-Quade është profesor i për sigurin ITë në Institutin e Teknologjisë në Karlsruhe. "Kur ne flasim për spiunazhin e shërbimeve sekrete, duam të themi se ata kanë qasje edhe në sistemin e prodhuesit të sistemeve." Në praktikë kjo mund të bëhet kështu: në programin që instalon softuerin mund të jetë të maskuar si një update i sistemit operativ edhe ndonjë program spiun. Këto përcjellin të dhënat që gjenden në kompjutera. "Ndaj këtyre zor se mund të mbrohesh," - thotë Müller-Quade. Që nga viti 2007 dihet p.sh. se prodhuesi më i madh softwareve në botë Microsoft bashkëpunon me Shërbimin Sekret të SHBA dhe Agjencinë e Sigurimit Kombëtar (NSA). Microsoft madje deklaroi publikisht se softuerin e sigurisë për programin Windows Vista e ka zhvilluar së bashku me NSA.në. Por vetëm pas shpalljes së njoftimeve për përmasat e spiunazhit nga Edward Snowden rreziku i sigurisë u është bërë i njohur shumë përdoruesve që janë bërë edhe të vetëdijshëm për këtë.

Zgjidhje gjermane për çështjen e sigurisë në IT thuajse s'ka

Software të posaçëm për t'u mbrojtur kundër spiunazhit në internet ofrojnë sidomos kompanitë amerikane. Por që kur është bërë e njohur se në ç'masë bashkëpunojnë këto kompani me shrëbimet sekrete të SHBA, besimi tek produktet amerikane ka rënë, thotë profesor Müller-Quade . "Unë pres që prej kësaj edhe tregu do të ndryshojë dhe se programet "Made in Germany" do të bëhen përsëri interesante. Por në Gjermani ka vetëm pak kompani që janë të specializuara për zhvillimin e software-ve të sigurimit nga sulmet kibernetike.

Russische Hacker
Fotografi: Alexander Pissemski

Kompania Genua apo firma 'Systemhaus for you' nga Hamburgu kanë vënë re se qëkurse u bë e njohur se shërbimet sekrete amerikane dhe britanike përgjojnë dhe spiunojnë ato po marrin më shumë kërkesa për software sigurimi nga sulmet kibernetike

Gjermania duhet të rifitojë sovranitetin e teknologjik

Jërn Müller-Quade mendon se politika e ka kaluar pa e vënë re rëndësinë e sigurisë në fushën e IT. "Informacionet janë po aq të rëndësishme sa burimet e lëndëve të para. Ne vrasim mendjen p.sh. se si të bëhemi të pavarur prej importeve të naftës vetëm nga një furnizues.“ Ndërkohë për sigurisë në fushën e IT po diskutohet edhe në Berlin. Partitë CDU/CSU dhe SPD e kanë përfshirë këtë temë në bisedimet e tyre për koalicion. CDU/CSU dhe SPD kanë rënë dakord që sipërmarrjet gjermane duhet të detyrohen me ligj që të njoftojnë në rast se bëhen viktima të ndonjë sulmi kibernetik. Por përfaqësuesit e industrisë janë kundër kësaj.

Jërn Müller-Quade mendon se problemi më i madh është varësia prej prodhimeve amerikane në fushën e sigurisë së IT. Ai thotë se "tani duhet të vrasim mendjen se si Gjermania mund ta fitojë në një periudhë afatmesme apo afatgjatë sovranitetin teknik dhe teknologjik."