Si do të zhvillohen më tej gjërat tek demokratët?
13 Mars 2008"Çfarë të bëjmë me Floridën dhe Michiganin?" - këtë pyetje demokratët e bëjnë prej javësh. Në Florida und Michigan janë zhvilluar që në janar zgjedhje, megjithatë kundër dëshirës së udhëheqjes së partisë. Si dënim për shpejtimin e tyre delegatët nga Florida dhe Michigan nuk mund të votojnë në kongresin e nominimit të demokratëve në gusht. Kështu është vendimi i kryesisë së partisë. Hillary Clinton i ka fituar të dyja votimet parazgjedhore. Edhe pse marrëveshja ka qenë tjetër, ajo dëshëron, që 366 delegatët nga Florida dhe Michigan të kenë të drejtën të votojnë, kur të jetë fjala për nominimin e kandidatit për president.
Clinton thotë: „Ose të njohim rezultatet, ose të përsërisim votimet parazgjedhore. Nuk ka zgjidhje tjetër, që të jetë e drejtë dhe të shpërblejë angazhimin e dy milionë e gjysëm votuesve në të dy shtetet."
Hillary Clinton shpreson, se me përsëritjen e votimeve patazgjedhore në Michigan und Florida të marrë sërish më shumë vota se rivali i saj. Barack Obama ishte fillimisht kundër një rifillimi, por tani mund të pajtohet me këtë: „Duhet të jetë një zgjidhje e drejtë, që merr parasysh, se ka patur rregulla dhe garanton që delegatët të mund të votojnë në kongres."
Edhe udhëheqja e demokratëve mund ta pranojë përsëritjen e votimeve parazgjedhore. Sidoqoftë në Florida dhe Michigan së bashku kanë shkuar në votime dy milionë e gjysëm demokratë. Kjo ishte rekord. Dhe këta votues nuk duan t´i zemërojnë shumë demokratët. Sepse votat e tyre nevojiten. Në fillim të nëntorit vendoset për presidencën. Kështu mendon Adam Smith, një gazetar i një gazete ditore në Florida: „Nqs je demokrat, që do të fitosh në nëntor, atëherë kjo është një temë, që mund të përdoret kundër demokratëve. Pa zgjedhësit në Florida dhe Michigan do të jetë e vështirë, të fitosh zgjedhjet presidenciale."
Të përsëritësh votimet paraprake është e komplikuar dhe me shumë mundime
Dhe që Barack Obama, ose Hillary Clinton do të mund të merrnin prej kësaj votat e nevojshme, për të arritur për nominimin numrin magjik të delegatëve prej 2.025, këtë e beson Michael McDonald, një ekspert i fushatës zgjedhore të institutit Brookings. "Kushton shumë dhe nuk ndryshon ndoshta asgjë në raportin e delegatëve."
Një përsëritje e votimeve do të shtynte më tej votimet paraprake. Në Florida und Michigan nuk do të mund të votohej para qershorit. Ekziston rreziku që deri atëherë ekipi i Obamës dhe i Clintonit të luftohen tmerrësisht. Por kjo nuk i duket shumë problematike ekspertit të fushatës zgjedhore McDonald: „Nga njëra anë kandidatët mund të cënojnë me të vertetë njëri-tjetrin, por nga ana tjetër kjo i bën më të fortë."
Krejtësisht sipas motos, ajo që nuk me mbyt, më forcon. Dhe më forcon për ballafaqimin me kandidatin e republikanëve për president John McCain. Por demokratët nuk duhet të dërmojnë vetveten, por John McCain.