1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shutanovac në Shkup: Serbia nuk do të përdorë forcë nëse Kosova shpall pavarsi të njëanshme

Fatos Musliu / Shkup16 Janar 2008

Ministri serb i mbrojtjes Dragan Shutanovac pas takimit, që ka realizuar me presidentin e Maqedonisë Branko Cërvenkovski, deklaroi, se forcat e NATO-s, që gjenden në Kosovë nuk janë armiq të Serbisë por partnere të saj.

https://p.dw.com/p/CqTX

Çështja më e rëndësishme e ministrisë së mbrojtjes së Serbisë dhe qytetarëvet të saj është se si do të jetë zgjidhja për Kosovën. Shpresojmë se jemi duke shkuar në drejtim që zgjidhja përfundimtare do t´i plotësoj kriteret e të dy popujve që jetojnë në Kosovë. Vlersojmë se kjo zgjidhje do të sjell paqë dhe stabilitet e jo situata të konfliktit. Opcioni më i keq jo vetëm për Serbinë por edhe për rajonin do të ishte shpërthimi i dhunës dhe i konflikteve në Kosovë. Ne bëjmë çmos, që një situatë e tillë të mos ndodh, deklaroi ministri serb i mbrojtjes Dragan Shutanovac.


Ministri serb refuzoi të komentoj planin sekret të qeverisë serbe që ka miratuar ditë më parë nëse Kosova shpall pavarësi të njëanshme. Gjithnjë sipas Shutanovac nëse publikohet ky plan atëherë ai nuk do të ishte sekret.


I pyetur, se nëse Maqedonia pranon pavarsinë e Kosovës a do të ketë embargo nga Serbia, Shutanovac tha: “Nuk pres që Maqedonia të jetë shteti i parë që do ta pranoj pavarsinë e Kosovës. Politika e embargove nuk sjell asgjë të mirë për qytetarët. Ne nuk kemi të drejtë dhe nuk dëshirojmë që të sanksionojmë qytetarët e Maqedonisë për shkak të vendimeve të gabuara të poltikaneve, deklaroi ministri serb i mbrojtjes, Dragan Shutanovac.