1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shumë të vrarë në një atentat në Rusi

aud (mak/wa/dpa, rtr, afp)29 Dhjetor 2013

Në një atentat me bombë në stacionin e trenit të qytetit Volgograd ka pasur shumë të vrarë dhe të plagosur. Pas atentatit hetuesit besojnë se qendron njëra nga të ashtuquajturat "vejusha të zeza"

https://p.dw.com/p/1AiEF
Fotografi: STRINGER/AFP/Getty Images

Bomba shpërtheu në kohën kryesore të qarkullimit, pasdite (sipas orës lokale) në hollin e stacionit të trenit të metropolit Volgograd. Në bazë të të dhëwnave të para të hetuesve, një atentatore vetëvrasëse e ndezi lëndën shpërthyese në hollin e hyrjes në afërsi të portave të sigurisë, duke shkaktuar njëkohësisht vdekjen e shumë kalimtarëve.

Për numrin e viktimave ka të dhëna të ndryshme. Në një kohë kur hetuesit shtetërorë flasin për të paktën 13 të vrarë, agjencia e lajmeve afp informon duke iu referuar autoriteteve lokale për 18 të vrarë. Më shumë se 50 vetë u plagosën në atentat.

Akt i një vejushe të zezë?

Shpërthimi i fortë shkatërroi dritaren dhe muret e dy kateve të sipërme të godinës së stacionit të trenit. Shpërthimi u shkaktua ndoshta nga një grua, e cila e mbante lëndën shpërthyese në trup.

Herë pas here kryhen atentate nga luftëtarë myslimanë të lirisë nga Kaukazi Verior
Herë pas here kryhen atentate nga luftëtarë myslimanë të lirisë nga Kaukazi VeriorFotografi: Reuters

Jo më larg se shtatori, një atentatore vetëvrasëse e hodhi veten në erë po në Volgograd në një autobus dhe vrau gjashtë pasagjerë. Autoritetet ruse të sigurisë besojnë se pas atentateve, të cilat kryhen nga gratë, shpesh janë të ashtuquajturat "vejusha të zeza". Kështu i quajnë ata gratë e kryengritësve, të cilët duan të marrin hak me atentate për bashkëshortët që u janë vrarë në luftë me organet e sigurisë.

Luftë kundër Olympias

Qyteti Volgograd, i njohur më parë me emrin Stalingrad, ndodhet shumë pranë me provincat e paqeta ruse Dagestan dhe Çeçeni në Kaukazin verior. Atje ndodhin thuajse përditë konflikte midis trupave të sigurisë dhe kryengritësve kryesisht myslimanë, që duan të themelojnë një shtet islamik.

Në luftë kundër autoriteteve ruse, udhëheqësi i kryengritësve, Doku Umarov pati bërë thirrje për atentate në prag të Lojërave Olimpike të Dimrit në Soçi. Aktiviteti që do të kushtojë 36 miliardë euro dhe do të nisë në shkurt është një objekt prestigji i presidentit rus, Vladimir Putin. Ai dha garanci personale për sigurinë e turistëve dhe atletëve në lojërat në qytetin buzë Detit të Zi.

Pas atentatit më të fundit të Volgogradit, Putini dha urdhër që organet e siguirsë të përdorin "të gjitha mjetet e nevojshme" për të garantuar sigurinë në stacionet e trenit dhe në aeroportet e vendit.