Shtypi mbi ligjin gjerman të shpronësimit të Hypo Real Estate
19 Shkurt 2009Gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung" komenton: "Opcioni i shtetëzimit është i vlefshëm vetëm për disa muaj dhe i kushtëzuar nga kritere të rrepta. Për ta shfrytëzuat atë duhet të jenë ezauruar të gjitha mjetet e tjera më të buta. Dhe krahas një zhdëmtimi ai duhet t'u ofrojë pronarëve të shpronësuar pas rimëkëmbjes dhe riprivatizimit, të drejtën për të pasur prioritet në blerjen e aksioneve. Për këtë arsye, akuza e Partisë Liberale gjermane (FDP), se Gjermania me këtë ligj po marshon drejt socializmit nuk qëndron dhe nuk është as konstruktive në situatën e rëndë ekonomike në vend. Mund të mos jesh ndoshta i një mendjeje me vendimin e qeverisë për ligjin e shpronësimit, por duhet pranuar se ajo përpiqet seriozisht të peshojë prioritetet."
Citat nga artikulli i "Münchner Merkur": "A lejohet Gjermania, a lejohet kancelarja gjermane të shtetëzojë një koncern privat dhe të shpronësojë pronarin e tij? Lejojet dhe madje është e domosdoshme kur sistemi financiar dhe stabiliteti i gjithë ekonomisë nuk mund të ruhen në mënyrë tjetër. Ashtu si në rastin e bankës Hypo Real Estate, ku aksioneri i shumicës Flowers me kërkesa tejet të ekzagjeruara zhdëmtimi, përpiqet të fundosë përpjekjet e shtetit për shpëtimin e koncernit. Me Marksin apo ish RDGJ-në ky ligj nuk ka të bëjë aspak. Kancelarja vepron në rolin e administratorit për llogari të taksapaguesve të cilëve fillimisht iu desh të paguanin haraçin e keqadministrimit nga menaxherët. Ndërsa tani u kërkohet që të çlirojnë nga përgjegjësia aksionerët e vjetër, duke iu paguar një çmim të shtrenjtë."