Shtypi gjerman për nënshkrimin e MSA midis BE dhe Serbisë
30 Prill 2008Në gazetën MÄRKISCHE ODERZEITUNG për këtë temë ndër të tjera lexojmë: "Tani edhe Serbia është e lidhur me një marrëveshje me BE, e cila mund të vështrohet si një parashkallë për anëtarësim. Deri sa të arrihet kjo, Serbia që ka një rol kyç në rajon, si në aspektin pozitiv, ashtu edhe në aspektin negativ, duhet të kryejë disa procese të rëndësishme sqaruese. Sepse ende Serbia vazhdon të jetë e përfshirë nga një nacionalizëm, që i ka rrënjët thellë në të kaluarën dhe që ka probleme të mëdha të kuptohet me të tashmen."
Ndërsa nga FRANKFURTER RUNDSCHAU shkëpusim:
"27 ministrat e jashtëm të BE...tundin tufën e çelësave për negociatat e anëtarësimit. Nëse do të hapet me të vërtetë dera, kjo varet nga dy kushte: nga njëra anë nga tundja aprovuese e kokës nga Tribunali për Krime Lufte në Hagë, i cili duhet të konfirmojë bashkëpunimin në gjetjen e ish-gjeneralit Ratko Mladic. Dhe nga ana tjetër, nëse gjesti i Luksemburgut do ta arrijë qëllimin: zgjedhësit në Serbi. Po, sinjali nga Luksemburgu është një sinjal shumë evropian. Një sinjal që i detyron zgjedhësit e Serbisë të vendosin, nëse duan të jenë anëtarë të këtij BE"
Ja së fundi edhe REUTLINGER GENERALANZEIGER:
" Marrëveshja është e rëndësishme edhe në lidhje me Kosovën, të pavarur që prej 17 shkurtit. Pak pas shpalljes së pavarësisë u shpërbë koalicioni qeveritar në Serbi i kryeministrit Kostunica. Zgjedhjet e reja të 11 majit do të vendosin, nëse Serbia do të përballet me realitetet politike, do ta kapërcejë paralizën në politikën e brendshme dhe nëse do ta lërë të udhëtojë përfundimisht drejt Evropës trenin. Cdo zgjedhës që zgjedh partinë e Tadicit dhe zgjedh kursin properëndimor, evropian, pranon në fund të fundit edhe pavarësinë e Kosovës."