1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi gjerman mbi planin e zbatimit Kosovë-Serbi

DWArapi27 Maj 2013

Në planin e zbatimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë mbeten ende disa tema të pasqaruara, analizon e përditshmja gjermane "Süddeutsche Zeitung".

https://p.dw.com/p/18eZt
Fotografi: picture-alliance/dpa

Gazeta gjermane "Süddeusche Zeitung" në artikullin e ditës së hënë (27.05.2013) me titull "Në parim i paqartë" - analizon miratimin që i bëri Serbia të dielën planit për zbatimin e marrëveshjes Serbi-Kosovë, e cila u arrit më 19 prill me ndërmjetësimin e së ngarkuarës së BE-së për politikën e Jashtme, Catherine Ashton dhe kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq. Miratimi i qeverisë serbe shkruan "Süddeutsche Zeitung" ishte thjesht një gjë formale. "Por për Serbinë koha nuk pret, po qe se do të arrijë qëllimin e saj, - miratimin nga ana e krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së për fillimin e negociatave të anëtarësimit të Serbisë në samitin e 28 qershorit. Por edhe me miratimin e planit të zbatimit dhe marrjen e po-së për negociatat Serbia nuk ka fituar ende. Ministri i jashtëm gjerman, Guido Wersterwelle edhe deputetë të tjerë gjermanë kanë bërë të qartë se Bundestagu - parashikohet më 27 qershor - do të japë votën e tij, po qe se plani i zbatimit deri atëherë do të ketë filluar të zbatohet konkretisht. Nuk dihet nëse kjo të ndodhë, siç tregon edhe përvoja e javëve të fundit."

Ende pika të pasqaruara

Gazeta gjermane vëren se politikanët serbë në Veriun e Kosovës ende kundërshtojnë çdo lloj ujdie, ata "paralajmërojnë nga një eksod i deri një të tretës të 150.000 serbëve që jetojnë në Kosovë . "Serbët nuk do ta pranojnë të jenë të varur ekonomikisht nga Prishtina dhe do të vendosin të largohen nga Kosova", - shprehet kryetari i komunës më të madhe serbe, në Mitrovicë, Krstmir Pantiç."

Ende ka disa pika qendrore në marrëveshje të pasqaruara, vëren gazeta gjermane: "Si për shembull nëse do t'i paguajë Beogradi apo Prishtina funksione e, data se kur do të zhvillohen zgjedhjet lokale, nëse bashkësia e komunave do të krijohet para apo pas zgjedhjeve. Madje edhe një çështje mjaft e rëndësishme nuk është vendosur ende - nëse qytetarët serbë në veriun e Kosovës do të vazhdojnë të përdorin pasaportat e letërnjoftimet serbe, apo do të aplikojnë për letërnjoftime të Republikës së Kosovës.

??