1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi gjerman i së premtes

PP13 Mars 2009
https://p.dw.com/p/HBGy
Fotografi: picture-alliance/dpa

Në një letër drejtuar të gjithë peshkopëve Papa Benedikti i XVI pranoi gabime të bëra prej Vatikanit në lidhje me shfuqizimin e vendimit për përjashtimin nga kisha të vëllazërisë së Piut. Në letër Papa ankohet edhe për ashpërsinë me të cilën u kritikua pas këtij vendimi, të cilën e quan shprehje të një lirie të kuptuar keq. Krahas rastit të amokut kjo temë dominon shtypin e sotëm gjerman.

Gazeta "Kölnische Rundschau" shkruan:

"Letra e Benediktit të XVI drejtuar vëllezërve të tij peshkopë është e pashembullt në historinë e kishës. Kur më parë ndonjë Papë i ka pranuar kaq hapur gabimet dhe është përpjekur intensivisht për mirëkuptim dhe ka treguar edhe kaq hapur që është edhe vetë i prekur? Papa e ndjen veten të përballur me një armiqësi të gjerë dhe citon fjalët e Shën Palit "Kafsho dhe Shkapërda", në lidhje me ata që kinse e kuptojnë gabim lirinë e një njeriu të Krishtit. Reagimi emocional është i kuptueshëm: pati sulme të këqia. Lidhja teologjike jo dhe aq: sepse shumica e kritikuesve e bënë të qartë dallimin mes çështjes dhe personit të Papës."

Kurse gazeta "Coburger Tageblatt" shkruan:

Ky hap ishte urgjentisht i domosdoshëm, në mënyrë që si pasojë e aferës për Williamsonin autoriteti i dëmtuar i Papës të mos varrosej plotësisht. E rëndësishme është që Vatikani mëson prej këtyre gabimeve, dhe sidomos që komisioni i Vatikanit Ecclesia Dei që është përgjegjës edhe për vëllazërinë e Piut të jetë në të ardhem mbështetje dhe jo gur pengese për Papën.