Shtypi gjerman i së premtes
3 Tetor 2008Gazeta Express e Këlnit shkruan:
Me çdo ditë të re kaosi në bashkimin kristiansocial CSU një gjë bëhet gjithnjë e më e qartë. Nuk mjafton, që të heqësh shpejt e shpejt ca politikanë dhe të kalosh në rendin e ditës. Pakënaqësitë personale dhe llogaritë e lëna të hapura nga e kaluara përcaktojnë gjithnjë e më shumë konfliktin e brendshëm në parti. Më i rëndësishëm se kualifikimi politik për shumë vetë duket se është çështja, në se kryeministri i ardhshëm do të vijë nga Bavaria e poshtme, Bavaria e epërme, do të jetë shvab, frank, apo nga diku tjetër në Bavari. Kristiansocialëve, të cilët tulateshin dikur para kryetarit të tyre dominant, duket sikur po u shkon për shtat revolta. Seehofer duhet të ketë kujdes, që të mos i prishin punë. Me një CSU, që sillet si një shoqatë province, nuk mund të bëhet më shtet.
Neue Westfälische që del në Bielefeld:
Një ditë dramatike votimesh sjell në Bavari konsekuencat e saj të natyrshme. Kokat e politikanëve kryesorë u rrokullisën. Kështu e parë nga këndvështrimi i politikës federale duket sikur mori fund një dramë tipike bavareze. Por një përceptim i tillë i zhvillimeve do të ishte naiv dhe i gabuar. Ai lë pa parë një komponent të rëndësishëm në politikën e nivelit federal. Republika transformohet. Politika fiton një arkitekturë të re pushteti.
Sot festoher 18 vjetori i bashkimit të Gjermanisë "Nürnberger Zeitung" shkruan në ditën e bashkimit
"Pejsazhet e lulëzuara, që kishte premtuar Helmut Kohli po ravijëzohen gradualisht, por më së shumti ndriçojnë kryqëzimet e reja të autostradave dhe dokumentet e infrastrukturës në ndërtim. Pas tyre mbeten në hije aq shumë gjëra, që kanë nevojë për t´u riparuar. Ndër gjërat, që duhen riparuar, duhen numëruar edhe gjurmët, që ka ngulur në kokat e njerëzve ndarja dyzetvjeçare."