1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Shtypi gjerman: Dy fytyra të Vuçiqit

Mediat gjermane shkruajnë sot për tendosjet në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, për shkak të trenit. Vuçiqi po tregon disa fytyra...

Gazetari i të përditshmes "Frankfurter allgeimeine Zeitung" Michael Martens shkruan për "Dramën hekurudhore në Kosovë", me fjalët se "disa trena e arrijnë qëllimin e vet edhe pa arritur në destinacionin e parashikuar". Pas incidentit me trenin, në Beograd po dëgjohen klithje lufte. "Presidenti i shtetit, Tomislav Nikoliq ka kërcënur me dërgimin e ushtrisë serbe në Kosovë. Dërgimi i trupave speciale në kufi nga ana e qeverisë së Kosovës është një shenjë se shqiptarët duan luftë, tha ai. Por në Serbi ekziston vetëm një politikan i cili e respekton Nikoliqin - vet Nikoliqi! Serbët janë mësuar ndërkohë që deklaratat e presidentit të tyre t'i shohin si një kohë e keqe kur ke dhembje barku. Por në këtë çështje është i përzier edhe Vuçiqi, i cili vendosë për të gjitha gjërat në Beograd. Ai e ka ndalur trenin e nacionalizmit serb dhe e ka kthyer në Beograd, por i ka kërcënuar shqiptarët me paralajmërimet e fundit."

„Vuçiqi ka marrë vesh se shqiptarët gjoja kanë vendosur lëndë shpërthyese në hekurudhë. Eksplozivi nuk është gjetur, por paralajmërimi ka dhënë efektet e veta. Vuçiqi u tregua si një lider që kujdeset për deeskalimin e gjendjes. Por pushteti i Vuçiqit funksionon ndryshe. Vuçiqi ka dy fytyra: ekziston një version i tregimit për trenin për bashkësinë ndërkombëtare, ku ai paraqitet si politikan pragmatik, që vërtetë edhe di të jetë. Por ekziston edhe Vuçiqi tjetër, për përdorimin e brendshëm, ku politikën e interpreton në një formë permanente nacionaliste."

Autori i tekstit në FAZ rikujton se linja hekurudhore mes Serbisë dhe Kosovës është hapur kaherë. Në këtë linjë qarkullojnë normalisht trenat dhe nuk janë ndalur kurrë nga policia e Kosovës. Një tren normal nuk do të binte në sy fare, por ky i tanishmi po. Gazeta Danas e ka quajtur këtë incident si një farsë që ta kujton kohën e pushtetit të Millosheviqit. Kaq larg ndoshta nuk duhet shkuar, por ky veprim i Vuçiqit nuk ishte i mirë."

Ende nuk ka paqë të qendrueshme

Kryeredaktori i portalit Telepolis Florian Rechler shkruan: "Jo vetëm Afganistani, Iraku, Libia dhe Siria janë vende në të cilat ende ka luftë edhe pas ndërhyrjeve ushtarake. Për suksesin e ndërhyjreve ushtarake pas Luftës së Ftohtë, të cilat shpesh quhen ndërhyrje humanitare, mund të flitet edhe me rastin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, në vitin 1999. Në këtë luftë për herë të parë kanë marrur pjesë edhe trupat gjermane, pas Luftës së Dytë Botërore."

„Së bashku me ministrin e Mbrojtes Rudolf Scharping, ministri i Jashtëm Joscha Fisher asokohe thoshte se Jugoslavia me presidentin Sllobodan Millosheviq ka përgatitur spastrime etnike në Kosovë. Ata flisnin për planin "Patkoi", ekzistenca e të cilit mund të dëshmohet vështirë, si dhe për masakrën e Reçakut...  [...] NATO e ka mbështetur njësinë paramilitare UÇK. UÇK ishte si një trupë tokësore që ka mbështetur bombardimet nga ajri. Bombardimeve të NATO-s u kanë paraprilë luftimet mes UÇK dhe ushtrisë jugosllave. UÇK ka larguar me dhunë nga Kosova shumë serbë...", shkruan Telepolis.

„Edhe 17 vjet pas stacionimit të NATO-s në Kosvë, ndarjes së Kosovës nga Serbia, shpalljes së pavarësië (2008)... në këtë rajon ende nuk ka paqë të qendrueshme mes shqiptarëve dhe serbëve."