Shtohet numri i viktimave pas stuhisë 'Sidr' në Bangladesh
17 Nëntor 2007Reklamë
Pas stuhisë 'Sidr' numri i viktimave në Bangladesh është shtuar edhe më shumë. Në raportet nga rajoni i krizës ndërkohë flitet për mbi 1000 të vdekur. Organizatat humanitare sqaruan se si pasojë janë shkatërruar apo dëmtuar më tepër se 20 000 shtëpi. Shkaktar i vdekjes ne shumicën e rasteve ka qenë era e fuqishme tha drejtori rajonal i UNICEF-it, Luiz-Xhorxh Arsenault. Për shkak të mbylljeve të shumë rrugëve të paarritshme mbeten disa prej rajoneve të prekura nga stuhia. Në kuadër të ndihmave emergjente edhe qeveria gjermane ka vënë në dispozicion 200 000 euro për Bangladeshin.