1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtohet dhuna - Kërkohet dërgimi i ushtarëve shtesë në Afganistan

Ralf Sina7 Tetor 2008

SHBA-të po rishqyrtojnë strategjinë aktuale të ndjekur në Afganistan. Kryekomandanti i trupave amerikane, David McKiernan, e sheh të nevojshëm shtimin e shpejtë të numrit të ushtarëve në këtë vend.

https://p.dw.com/p/FVYp
Aktualisht në Afganistan janë stacionuar 33.000 ushtarë amerikanë. Urgjentisht të nevojshme janë edhe ndihma ekonomike dhe politike për të mposhtur terroristët dhe luftëtarët talebanë.
Aktualisht në Afganistan janë stacionuar 33.000 ushtarë amerikanë. Urgjentisht të nevojshme janë edhe ndihma ekonomike dhe politike për të mposhtur terroristët dhe luftëtarët talebanë.Fotografi: AP

Pavarësisht se nga kthen sytë në Afganistan, gjenerali amerikan David McKiernan nuk sheh asnjë rreze shprese. As në qytetin verior afgan Kundush ku luftëtarët talebanë vazhdojnë të kryejnë sulme ndaj ushtarëvetë Bundeswehrit, as në jug ku janë të stacionaur 8000 ushtarë britanikë. Apo në lindje ku amerikanët ndërkohë pësuan humbje më të rënda sesa në Irak: talebanët çdokund janë duke marshuar përpara.

Aktualisht në Afganistan janë stacionuar 33.000 ushtarë amerikanë. Urgjentisht të nevojshme janë edhe ndihma ekonomike dhe politike për të mposhtur terroristët dhe luftëtarët talebanë.

"Ne jemi duke regjistruar një shtim masiv të dhunës para së gjithash në lindje ku janë stacionuar amerikanët". - shprehet McKiernan.

Për gjeneralin McKiernan ekziston vetëm një zgjidhje e problemit të talebanëve: në Afgansitan duhet urgjentisht të dërgohen 15 mijë ushtarë shtesë. Dhe ata ushtarë që do të lëviznin pas asnjë kufizim në tërë territorin afgan.

"Këto trupa shtesë duhet të dërgohen në Afganistan sa më shpejtë që të jetë e mundur ".

Megjithatë McKiernan e di: Ai nuk do t'i ketë këto trupa në dispozicion. Presidenti amerikan Xhorxh Bush i ka premtuar atij 8000 ushtarë. Dhe kjo shifër nuk do të ndryshoj. Ndërsa homologu britanik i McKiernan-it, Carleton-Smith ka tërhequr vërejtjen në fundjavë nga pritjet e tepruara bile paralajmëroi se ushtarët e ISAF-it mund të mos e fitojnë këtë luftë. Po ashtu kryekomandanti amerikan McKiernan e pranoi:

"Gjendja në Afganistan vetëm sa mund të përkeqësohet para se ndoshta të bëhet e mirë".

Gjenerali amerikan e ka po ashtu të qartë se për qetësimin e gjendjes, sidomos në kufi me Pakistanin nuk mjafton vetëm shtimi i numrit të ushtarëve.

Qeveria e Bushit së fundi edhe pse me rezerva ka filluar të dëgjojë këshillat e ekspertëve për të zhvilluar nëj strategji të re në Afganistan. Si p.sh.l këshillën e Seth Jones, ekspert për Afganistanin: "Çdokund ku fjalën e kanë fise të caktuara - si përshembull në jug, duhet të bashkëpunohet në nivel lokal me milicët e atjeshëm për të siguruar minimumin e sigurisë".

Në aspektin afatgjatë nuk mund të anashkalohen bisedimet me talebanët, ka theksuar aleati më i ngushtë i amerikanëve në Afganistan, britaniku Carleton-Smith. Sipas informatave të kanalit televiziv amerikan CNN, përfaqësues të qeverisë afgane janë takuar që në shtator në Mekë me përfaqësues të lartë të talebanëve me të cilët kanë biseduar për mundësinë e dhënjes fund të konfliktit të përgjakshëm.

"Në mesin e 11 përfaqësuesëve të talebanëve ishin edhe ish-ministri i jashtëm dhe ish-ambasadori i talebanëve në Paksiatn dhe në Kombet e Bashkuara".

Nga ana tjetër qeveria e Bushit nuk dëshiron të prononcohet për këto njoftime. Ajo konsideron se lufta në Afganista n do të zgjas ende. Dhe për shkak të angazhimeve me rezervë të partnerëve të NATO-s ajo vazhdon të mbetet një luftë amerikane.