1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

'Shteti Islamik' para Damaskut

IS-i afrohet shumë pranë qendrës së pushtetit të regjimit të Asadit.Terroristët e "Shtetit islamik" pushtojnë një pjesë të një kampi palestinez pranë Damaskut.

Pjesëtarët e organizatës terroriste "Shtetit islamik" (IS) arritën të pushtonin pas sulmesh me artileri dhe luftimesh me forcat e vetëmbrojtjes një pjesë të kampit palestinez të refugjatëve Yarmouk në Siri. Ata kanë vënë nën kontroll pjesën jugore dhe lindore të kampit.

Kampi Yarmouk me sipërfaqe prej dy-kilometrash katror gjendet në afërsi të qendrës së Damaskut. IS-i është afruar kështu shumë pranë qendrës së pushtetit të regjimit të Asadit, sepse ndërtesat qeveritare gjenden vetëm pesë kilometra nga kampi - dhe në këtë mënyrë brenda rrezes së raketave të IS-it.

Regjimi i Asadit reagoi menjëherë. "Forcat qeveritare e qëlluan kampin me mortaja," u tha një banor i kampit mediave perëndimore. "Ata qëlluan hyrjen e spitalit. Disa civilë jan vrarë."

Historia e kampit

Para shpërthimit të luftës në këtë kamp të ngritur në vitin 1957 jetonin rreth 160.000 vetë. Gjatë viteve, kampi qe zhvilluar në një lagje më vete. Në territorin e tij kishte katër spitale dhe njëzet shkolla fillore dhe tetë të mesme.

Gjatë katër viteve të fundit të luftës, banorët e kampit kanë vuajtur shumë. Qeveria siriane e ka bombarduar vazhdmisht atë nga frika se atje mund të zhvillohej ndonjë rezistencë shumë e fortë dhe se aty mund të fitonin terren ekstremistët.

Zwar werden Teile des Lagers von der fundamentalistischen Gruppe Aknaf Beit al-Maqdis kontrolliert. Die aber war zu der extremistischen Ideologie der Nusra-Front und des "Islamischen Staats" (IS) immer auf Distanz gegangen und hatte das Lager auch gegen die Angreifer verteidigt. Dennoch stufte das Assad-Regime das Lager als hëchst gefährlich ein und nahm es entsprechend unter Beschuss.

Edhe pse pjesë e kampit kontrollohet nga grupi fundamentalist Aknaf Beit el-Makdis, ky është distacuar gjithmonë nga ideologjia ekstremiste e Frontit Nusra dhe "Shtetit Islamik" (IS) dhe e ka mbrojtur kampin prej sulmuesve. Megjithatë, regjimi i Asadit e kishte klasifikuar kampin si shumë të rrezikshëm dhe ushtria siriane e ka qëlluar atë vazhdimisht.

Për këtë shkak shumica e banorëve të kampit janë larguar dhe aty jetojnë sot rreth 18.000 vetë. Megjithë ndihmën e organizatës së OKB-së për refugjatët palestinezë UNRWA gjendja në kamp ishte tejet e vështirë. Tani që prej së enjtes banorët e kampit gjenden mes dy zjarresh, trupave të Asadit dhe terroristëve të IS-it.

Taktika e re e IS-it

Për IS-in marrja e kampit është jo vetëm një sukses simbolik por më shumë taktik. IS-i, shkruan gazeta "Telegraph", në një analizë të parë, ka përdorur edhe në Yarmouk një taktikë së cilës nuk i kundërvihen as ushtria as grupet e opozitës që janë mes tyre në konkurrencë: "Ata krijojnë qeliza të veçanta - të cilat në vetvete janë shumë të parëndësishme për t‘i luftuar."

Edhe pse regjimi i Assad demonstroi me sulmet e tij se i konsideron si shumë të rrezikshme edhe qelizat e veçanta dhe për këtë arsye u kundërvihet edhe atyre. Por në parim sipas gazetës Telegraph, taktika e re e krijimit të qelizave të veçanta duket e sukseshme, sepse qelizat e veçanta zhvillohen dikur as shumë, sa bëhet shumë e vështirë për t‘i luftuar. Në këtë mënyrë IS fiton hap pas hapi kontrollin mbi terrene të reja. "Pra në këtë mënyrë IS-i po formon në të gjithë vendin një rrjet nyjesh. Madje edhe në një kohë kur zona kryesore e IS-it sulmohet nga ushtarët e koalicionit ndërkombëtar, trupat kurde apo grupet rivale."

Kjo shpjegon gjithashtu dhe suksesin e IS-it në territorin sirian: ndërsa në Irak ai po përfshihet gjithnjë e më shumë në një luftë konvencionale, në Siri po ndjek një taktikë guerile, të cilën mund ta përballojë shumë më mirë.

Luftë pa mëshirë e regjimit të Asadit

Në përgjithësi gjendja për regjimin e Asadit po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Rebelët xhihadistë po rimarrin territore të ndryshme dhe po pushtojnë edhe territore të reja, si qytetin Idlib apo postën kufitare mes Sirisë dhe Jordanit Nasib.

SHBA vazhdon të luftojë me sulme ajrore kundër IS-it, por taktika e qelizave të veçanta i bën sulmet ajrore të vështira dhe të shtrenjta.

Nga ana tjetër sulmet me bomba dhe predha të regjimit të Asadit ndaj këtyre qelizave të veçanta pa marrë parasysh se prej tyre dëmtohet edhe popullsia civile, mund të bëjë që IS-i të fitojë shumë përkrahës. Kjo jo për arsye ideologjike, se sa prej nevojës për të mbijetuar.