1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Shtajnmajer: "Partia Socialdemokrate prezantohet e bashkuar dhe e riformuar"

Kryesia e Partisë Socialdemokrate Gjermane e miratoi njëzëri të hënën, më 08 shtator, kandidaturën e Shtajnmajerit për kancelar. Në miratimin e kandidaturës së Franz Myntefering për kryetar partie, pati disa abstenime.

default

Duo-ja e socialdemokratëve, kryetari i partisë Myntefering, kandidati për kancelar Shtajnmajer

"Partia Socialdemokrate prezantohet e bashkuar dhe e riformuar" - tha Shtajnmajer mbas mbledhjes së rregullt të kryesisë në Berlin. Aty ishte miratuar njëzëri kandidatura e tij kancelar, e cila . Kandidatura e Shtajnmajerit do të konfirmohet më 18 tetor në kongresin e partisë në Hamburg. "Në se unë kandidoj, atëherë jo për të zënë një vend, por për të fituar", - tha kryetari i përkohshëm i partisë, megjithëse pa entuziazëm.

Si Shtajnmajer ashtu edhe kryetari i emëruar sërish, Franc Myntefering, dukeshin ende të tronditur nga zhvillimet e një ditë më parë në mbledhjen e jashtëzakonshme të kreut partiak. Kryetari i deriatëhershëm Kurt Bek (Beck) krejt papritur kishte dhënë dorëheqjen.

Përçarja e brendshme u shpreh edhe në votat e dhëna për kryetarin e ri, pesë abstenime dhe një votë kundra. Franc Myntefering, i cili ishte shkëputur një vit më parë nga jeta politike, gjithsesi është i kënaqur me rezultatin: "Për situatën ku ndodhemi është një rezultat i pranueshëm, sepse tregon qartë që partia nuk tregohet e pandjeshme ndaj ngjarjeve të tilla."

Por asnjëri as tjetri nuk pranuan përgjegjësi për largimin e Kurt Bekut nga posti i kryetarit të partisë një ditë më parë gjatë një seance të jashtëzakonshme të kryesisë. Bek vetë i akuzon dy kolegët për intriga mbas shpine.

Unionistët dhe Angela Merkel që aktualisht qeverisin së bashku me ministrin e jashtëm Shtajnmajer megjithëse e kanë përshëndetur emërimin e Shtajnmajerit kanë kritikuar mënyrën se si u bë ky emërim: "Rrethanat e emërimit të kandidataturës nuk janë dinjitoze për një parti popullore dhe ato dëshmojnë sërish përçarjen e brendshme në radhët e socialdemokratëve", kritikoi kancelarja nga Mynihu duke lënë të ndjehet edhe pak nga atmosfera që do të mbizotërojë vitin e ardhshëm në qeverinë gjermane.

E thënë ndryshe me fjalët e kryetarit të opozitës liberale Gido Vestervelle (Guido Westerwelle) "Një vit dueli, një vit fushate të vazhdueshme mes kancelares dhe zëvendësit". Vestervele shton: "Kjo nuk mund t'i sjellë ndonjë të mirë Gjermanisë" dhe kërkon zgjedhje të parakohshme.

Por si unionistët ashtu edhe socialdemokratët hë për hë po qendrojnë mbas koalicionit të madh, megjithëse edhe në radhët e tyre ka zëra që e cilësojnë situatën si kritike. "Do të jetë një situatë e vështirë për koalicionin qeveritar", - tha kryetari i grupit parlamentar të unionistëve Folker Kauder (Volker Kauder). Ai kërkoi nga Partia Socialdemokrate një deklarim të qartë për vazhdimin e koalicionit të madh.

  • Data 08.09.2008
  • Autor Anila Shuka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FDkE
  • Data 08.09.2008
  • Autor Anila Shuka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FDkE