1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Meta: Të shpenzojmë kohë për bashkëpunimin e jo gjykimin

21 Nëntor 2017

Shqipëria e Maqedonia duhet të shpenzojnë më tepër kohë për të bashkëpunuar e ndërtuar të ardhmen se sa të gjykojnë njëri tjetrin është shprehur Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta në vizitën zyrtare dyditore në Maqedoni.

https://p.dw.com/p/2nyEX
Mazedonien Skopje Ilir Meta mit dem mazedonischen Präsidenten Ivanov
Fotografi: DW/F. Musliu

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në takimin me presidentin e Maqedonisë Gjorgje Ivanov e ka vënë theksin tek bashkëpunimi mes dy vendeve: Të dyja vendet duhet të shpenzojnë më tepër kohë për të bashkëpunuar dhe për të ndërtuar të ardhmen se sa të gjykojnë njëri tjetrin. "Unë besoj që Shqipëria dhe Maqedonia mund të jenë një shembull për të gjithë sa i përket bashkëpunimit rajonal. Do të shpreh kënaqësinë që faktori politik shqiptar është i orientuar qartë drejt stabilitetir dhe bashkëjetesës dhe drejt integrimit në BE dhe NATO. Si president i Shqipërisë jam krenar për pakicën maqedonase që kemi në Shqipëri dhe vlerat që i jep vendit tonë”, është shprehur presidenti Ilir Meta.

Shqipëria ndihmë Maqedonisë për anëtarësimin në NATO

Maqedonia si anëtare e NATO-s, nuk është sukses vetëm për vendin, por edhe për tërë rajonin, sepse ajo paraqet faktor për siguri në këto kohëra turbulence, vlerëson presidenti i Shqipërisë Ilir Meta. Nga ana tij, Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, ka thënë se Shqipëria dhe Maqedonia së bashku kanë filluar rrugën drejt NATO-s, por pasi Shqipëria u bë anëtare, Maqedonia tani pret mbështetjen e saj në këtë proces.


"Maqedonia pret nga Shqipëria ndihmë për t'u bërë anëtare e NATO-s, t'i ndihmojë që të merrë ftesë për anëtarësim, ndërsa sa i përket BE-së dhe atë që Maqedonia ka bërë deri tani dhe me gjithë ekeperiencën e saj, është në shërbim të Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE-së", është shprehur presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov. Gjithnjë sipas Ivanov këmbimi tregtar i të dy vendeve aq të afërta nuk është në nivel të kënaqshëm, sipas komunitetit të biznesit, problem kryesor është infrastruktura, gjegjësisht lidhja hekurudhore, si dhe lehtësimi për akses deri te porti i Durrësit.


Meta: Gjykim me standarde evropiane

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta inkurajon autoritetet e Maqedonisë për hetim dhe proces gjyqësor transparent për rastin e Kumanovës. Kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta deklaroi se nuk mund të bëjë deklarata për çështje të brendshme të Maqedonisë sa i përket çështjes Kumanova, por tha se pret nga autoritetet maqedonase që të respektojnë standardet europiane në gjykim.

"Nuk mund të ndërhyj në çështje konkrete që kanë të bëjnë me funksionimin e drejtësisë dhe ligjit në Maqedoni, por shpresoj, dëshiroj dhe inkurajoj që fazat e tjera të këtij procesi gjykimi të jenë sa më transparente dhe sipas standardeve europiane", vlerëson presidenti Meta.

Mazedonien Skopje Ilir Meta mit dem mazedonischen Präsidenten Ivanov
Fotografi: DW/F. Musliu

Ivanov:Vendimi do të jetë në harmoni me Kushtetutën

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov theksoi se është duke ndjekur nga afër debatin dhe procedurën parlamentare për propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ivanov tha se

për ta dekretuar ligjin, ai nuk duhet të bjerë ndesh me Kushtetutën e vendit. "Në kabinetin tim kanë ardhur një numër i madh i mendimeve të ekspertëve, kështu që kur ligji do të më adresohet mua atëherë edhe do të prononcohem. Ligji për gjuhët duhet të jetë në përputhshmëri me Kushtetutën dhe interesat shtetërore”, ka deklaruar presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Në takimin mes Ivanov dhe Metës u fol edhe çështja e kryetarit të Pustecit, Edmond Themellko i cili aktualisht po vuan paraburgimin për shkak të dyshimeve për keqpërdorime zgjedhore në vitin 2013. Dy presidentët konfirmuan se për Themellkon kanë biseduar që nga dita e arrestimit tij dhe kërkuan t'i mundësohet trajtim sipas konventave ndërkombëtare, pasi ai aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore.