1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Liria e shtypit

Mimoza Cika-Kelmendi2 Maj 2013

3 Maji, e shpallur si Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, kujton ndër të tjera raportuesit në shumë vende të botës që punojnë nën presionin e dhunës dhe terrorit duke humbur edhe jetën, ose duke u burgosur.

https://p.dw.com/p/18Qhz
Foto simbolike e kufizimit të lirisë së fjalësFotografi: picture-alliance/dpa

Kombet e Bashkuara së bashku me Shoqatën ndërkombëtare të gazetarëve dhe botuesve me rastin e 3 majit bëjnë thirrje që liria e shtypit të mos kufizohet. Dita e 3 majit u përcaktua në vitin 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara si Dita Botërore e Lirisë së Shtypit për të festuar anë e mbanë botës parimet themelore të lirisë së shtypit, për të vlerësuar gjëndjen e lirisë së medias në botë, për të mbrojtur median nga sulmet kundër pavarësisë së saj dhe për të kujtuar dhe për të nderuar gazetarët, që kanë humbur jetën, duke kryer punën e profesionit të tyre. Kjo ditë u caktua në shenjë respekti të një deklaratë për lirinë e shtypit në vitin 1991, e cila u miratua në kryeqytetin e Namibisë ëindhuk.

Në Deklaratën e Përgjithshme të OKB për të drejtat e njeriut në vitin 1948, liria e mendimit dhe e shprehjes së mendimit dhe shtypit mbahen si të drejtat themelore të njeriut. Fjalë për fjalë në paragrafin19 shkruhet: "Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes; kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit pa ndërhyrje, si dhe lirinë e kërkimit, marrjes dhe njoftimit të informacionit dhe ideve me çfarëdo mjeti qoftë, pa marrë parasysh kufijtë".  

Shqipëria më mirë, ndërsa Kosova pak më keq

Symbolbild das gefährliche Leben von Journalisten
Pamje nga puna e gazetarëve që punojnë në kushte të rrezikshme për jetënFotografi: picture-alliance/dpa

Freedom House vëren në raportin vjetor të publikuar ditën e mërkurë (01.05) se Shqipëria ka kryer përparime përsa i përket lirisë së medias. Ajo renditet këtë rradhë nëntë vënde më afër lirisë së shtypit, duke u vendosur në poziconin e 96-të nga 197 vendet, që përfshihen në listë. Vitin e kaluar Shqipëria ishte në vendin e 107. Ndërsa Kosova ka një rezultat jo të mirë në krahasim më vitin e kaluar me pozicionimin e saj në vend të 102, sepse ishte në vendin e 98-të. 

 
Por 3 maji, si Dita Botërore e lirisë së shtypit, për vende si Meksika ekziston vetëm në letra. Shumë gazeta meksikane nga frika e rrezikut  të raprezalieve të karteleve të drogës dhe të  forcave të sigurimit nuk informojnë më për krimet e organizuar në vend. Shumë gazetarë janë bërë viktima të dhunës së kriminelëve trafikantë. Reporterët jetojnë të rrezikuar në Meksikë, bën të ditur raporti i publikuar në Uashington. Sipas të dhënave të Komitetit të gazetarëve ((CPJ) 14 gazetarë kanë vdekur si pasojë e punës së tyre. Sipas indeksit të Institutit për hulumtime, Freedom House, Meksika rradhitet në vendin e 139, pas Libisë dhe Ukrainës.