1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

241108 USA Regierung Wirtschaft

Robert Kiendl /Uashington24 Nëntor 2008

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama pritet që të bëjë të ditur zyrtarisht ditën e hënë kandidaturën e Timothi Geithner si ministër financash.

https://p.dw.com/p/G0ss
Timothy Geithner
Timothy GeithnerFotografi: AP

Sipas njoftimeve të shtabit të Obamës, Laurens Samers do të emërohet këshilltar ekonomik. si Geithner ashtu edhe Samers gëzojnë popullaritet të madh dhe respekt në botën financiare. Që të dy kanë qenë diskutuar më parë si kandidatë për postin e ministrit të financave. Lajmi për zgjedhjen e Geithner si ministër financash i dha hov bursës në Nju Jork që ditën e premte.

General Motors, Crysler dhe Ford
General Motors, Crysler dhe FordFotografi: DW/AP


Bursa amerikane reagoi me rritje të kursit

Që para se të konfirmohej fakti se Timothi Geithner (Timothy Geithner) do të zgjidhej ministër i financave, bursa amerikane reagoi me rritje të kursit. Shumë ekspertë kishin shpresuar se Barak Obama do të zgjidhte Timothi Geithnerin në postin kryesor të financave. "Ai është mjaft i njohur në "Wall Street, mendoj se kjo ka shkaktuar ngritjen e kursit të dollarit." Kshtu u shpreh njohësi i bursës së nju Jorkut, Alek Jang (Alec Young).

Geithner është profilizuar si menaxher krizash

Që nga viti 2003 Geithner drejton filialin rajonal të bankës Fed në Nju Jork. Para kësaj në vitet 90-të ai kishte bërë karrierë në ministrinë e financave të SHBA-ve. Gjatë mandatit të Bill Klintonit (Bill Clinton) madje ai arriti deri në postin e sekretarit të shtetit për financat. Geithner i dha tonin politikës së financave në Amerikë në një kohë kur valutat e Rusisë, Meksikës apo Lindjes së Largët pësuan kolaps. Që atëherë Geithner është profilizuar si menaxher krizash. Një gjendje e tillë është edhe tani. Në javët e shkuara Geithner ka qenë bashkëpërpilues i planit urgjent të shpëtimit për bankat dhe gjigandin e sigurimeve AIG, që kapi shifrën e 700 miliardë dollarëve, së bashku me shefin e bankënotave, Ben Bernanke dhe ministrin aktual të financave, Henri Paulson Henry Paulson).

Shefi i thesarit Henry Paulson
Shefi i thesarit Henry PaulsonFotografi: AP

Geithner duhet të marrë detyrën e Paulsonit

Një detyrë tejet e vështirë këto kohë. Buxheti shtetëror amerikan po rëndohet me një deficit rekord. Koncernet e industrisë së automobilëve luftojnë për mbijetesën dhe po kërkojnë miliarda shpëtimit. Nga ana tjetër Barak Obama duhet të konkretizojë planet për lehtësime taksash ashtu siç premtoi në fushatën zgjedhore, lehëstimin fiskal të 95 përqind të qytetarëve amerikanë.

Tim Geithner do ja dalë mbanë

David Akselroth (David Axelroth), këshilltari i Obamës, beson se si nga natyra e tij apo përvoja Geithner është personi i duhur. Ndërsa gazeta "Washington Post" përshkruan stilin e ministrin të ardhshëm të financave si intensiv por në të njëjtën kohë edhe kooperativ. Geithner ashtu si Obama është për ndërrim gjeneratash në politikën amerikane, dhe që të dy janë 47 vjeçarë.