Shpëtohen minatorët e parë të ngujuar në minierë në Kili
13 Tetor 2010Ashensori në formë tubi të gjerë vetëm 65 cm i quajtur "Phoenix 1" ka nxjerrë mbi tokë minatorët e parë. Minatorët e nxjerrë tani duket të jenë në gjendje të mirë shëndetësore. Nëse aksioni vazhdon me këtë ritëm, atëherë në çdo orë do të nxirret një minator.
Ashensorit në formë tubi i duhen 15 minuta për të kaluar 600 metra nga thellësia në sipërfaqen e tokës. Aksioni shpëtimtar më i gjatë dhe i ndërlikuar në historinë e minierave po përcillet me interesim të madh në mbarë botën. Pjesëtarë të familjeve, ekipe të shpëtimit dhe vetë presidenti i Kilit Sebastián Piñera shoqëruan me brohoritje gëzimi kthimin e minatorëve të parë.
"Kili është i lumtur. Minatorët nuk kanë qenë asnjëherë vetëm. I mbarë Kili ishte në çdo minutë gjatë këtyre 69 ditëve me mendjen tek ata. Tani po i afrohemi një fundi të mirë. I mbarë vendi është thjesht mirënjohës!", tha presidenti Piñera.
Minatorët kanë mbetur brenda qysh më 5 gusht, si pasojë e një shembjeje në minierën e arit dhe të bakrit në San Jose Copiago. Ky është rasti i parë që njerëzit të kenë mbetur të ngujuar për një kohë kaq të gjatë në thellësi të nëntokës.
Autor: dw/ Esat Ahmeti
Radaktoi: aj/aca