1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Costa Concordia

19 Janar 2012

Dielli shkëlqen ende në bregdetin mesdhetar italian. Por një stuhi mund të ndikojë në mënyrë dramatike rikuperimin e kryqëzorit "Costa Concordia". Dallgë të mëdha mund të bëjnë që kollosi të bjerë.

https://p.dw.com/p/13m0t
Në foto, anija Costa Concordia
Në foto, anija Costa ConcordiaFotografi: Reuters

Aktualisht anija ndodhet mbi një shkëmb në thellësinë 30 metra. Shtrati i detit para ishullit Giglio është 90 metra i thellë. Situata ditën e enjtë u përmirësua, pas mungesës së stabilitetit të anijes, tha ditën e enjte (19.01.2012) një zëdhënës i rojeve bregdetare. Kështu që zhytësit u futën sërish nën ujë për të hedhur në erë hyrjet e "Costa Concordias".

Sa kohë do të qëndrojë anija sipër ujit?

Gjendja aktuale e "Costa Concordia-s"
Gjendja aktuale e "Costa Concordia-s"

Forcat e shpëtimit do të vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit edhe maksimal 24 orë, thotë drejtuesi i misionit të zhytësve, Modesto Dilda. "Ekziston një segment 12 deri 24 orë gjatë të cilit ne do t'i japim fund operacionit", tha Dilda të enjten në mëngjes. Meteorologët patën folur për erë të rëndë, e cila mund të bënte që anija që ndodhet mbi një shkëmb të vazhdojë të bjerë në thellësi. Një zëdhënës i zjarrfikëseve kundërshtoi thëniet e zhytësve duke thënë se "për punimet kërkuese nuk ka ndonjë afat kohor. Është ende e paqartë si do të zhvillohet gjendja."

Kërkimi i të humburve, ditën e gjashtë të avarisë është luftë kundër kohës. Anija është "e pasigurt", tha Luca Cari, që drejton ekipet e shpëtimit. |Prandaj zhytësit duhet të punojnë me kujdes. Çdo spostim është i lidhur me rreziqe. Sipas të dhënave italiane 12 vetë mendohen ende si të zhdukur ose të mbetur në anijen e mbytur, që të gjithë gjermanë. Deri tani fatkeqësia e ditës së premte i ka kushtuar jetën 11 vetëve.

Operacioni i shpëtimit vazhdon
Operacioni i shpëtimit vazhdonFotografi: AP

Pritet katastrofë natyrore

Mbytja e "Costa Concordia" nuk do të vështirësonte vetëm operacionin e shpëtimit. Rajoni bregdetar mund të ndodhej para një katastrofe natyrore. Kështu tha shoqata ambientaliste Legambiente ,duke folur për dëme të mëdha për natyrën në ishullin e Toskanës, Giglio si pasojë e lëngjeve tretëse, vajrave lubrifikuese, agjentëve të pastrimit etj. Vendi i fatkeqësisë ndodhet në mes të zonës së mbrojtur detare, Pelagos. Kjo është zona më e rëndësishme pyjore në Mesdhe.

Autorë / Marion Linnenbrink (afp, dapd, dpa, rtr) / Aida Cama

Redaktoi: Esat Ahmeti