Shpërthim në një minierë në Ukrainë
19 Nëntor 2007Reklamë
Nga shpërthimi i metanit në një miniere në Donezk të Ukrainës janë vrarë së paku 65 minatorë. Përveç kësaj më shumë se 30 konsiderohen të humbur. Më shumë se 350 punëtorë janë shpëtuar. Në qytetin milionësh Donezk dita e sotme është shpallur ditë zie. Për shkak të përmasës së katastrofës qeveria i garantoi familjeve të viktimave ndihmë financiare.