1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shoqatat e refugjatëve kritikojnë reformën e BE

Wulf Wilde / Elert Ajazaj22 Shtator 2012

Komisioni i Parlamentit Evropian për punët e brendshme miratoi dy projektligje të BE, të cilat synojnë të forcojnë të drejtat e azilkërkuesve. Mirëpo shoqatat e refugjatëve i vlerësojnë ligjet e reja në mënyrë kritike.

https://p.dw.com/p/16CZM
Fotografi: picture-alliance/ZB

Të vrasë disi kohën, kjo është prej vitesh e përditshmja për Festus Tanwi-n. Ai pret vendimin në procedurën e tij të azilit në strehimin për azilkërkues në një lagje periferike të Berlinit. Festus Tanwi nuk lejohet të punojë. Në Gjermani vitin e parë pas dorëzimit të kërkesës ka një ndalim të përgjithshëm për punë.

Leje pune e shpejtë dhe mbrojtje e fëmijëve

Në të ardhmen azilkërkuesit do të lejohen të nisin punë që pas nëntë muajsh. Këtë e parashikojnë direktivat e reja evropiane për azilin, të cilat u realizuan prej komisionit për punë të brendshme të Parlamentit Evropian të mërkurën (19.09.2012). Përveç kësaj, azilkërkuesve u duhet ofruar një "standard jetese i përshtatshëm" dhe ata mund të arrestohen vetëm për arsye të përkufizuara qartë, gjë për të cilën shërben për shembull verifikimi i identitetit. Deri tani autoritetet lejohen t'i arrestojnë ata pa dhënë të dhëna.

Azilkërkues në Maltë
Azilkërkues në MaltëFotografi: Laurens Cerulus

Gjithashtu urdhëresat e reja parashikojnë edhe një reformë të urdhëresës së ashtuquajtur Dublini II. "Kjo urdhëresë e BE-së, e vlefshme prej 2003-shit, përcakton që për procedurën e azilit është përgjegjës ai shtet në të cilin shkel për herë të parë tokë të BE-së refugjati. Komisioni pati propozuar pezullimin e këtij parimi kur një vendi i duhet të përballet me një vërshim masiv azilkërkuesish. Mirëpo tani shtetet anëtare u morën vesh për futjen e një sistemi të paralajmërimit të hershëm, i cili i lejon Komisionit Evropian që në rast mangësish të dukshme në sistemin e azilit të një shteti anëtar të japë rekomandime. Reforma parashikon para së gjithash një mbrojtje më të mirë për fëmijët dhe për të rinjtë. Të gjitha vendimet ishin bashkërenduar më parë me shtetet anëtare të BE-së, kësisoj miratimi i tyre prej Parlamentit dhe Këshillit të Ministrave konsiderohet vetëm si çështje forme.

Refugjatë të mitur në Gjermani
Refugjatë të mitur në GjermaniFotografi: picture alliance/dpa

Praktikë arrestimesh arbitrare

Por për Festus Tanwanin situata nuk ka për të ndryshuar shumë prej ligjeve të reja. Për shkak të të ashtuquajturave rregulla përparësie ai merr edhe në të ardhmen vetëm atëherë vend pune kur nuk ka kandidat tjetër nga një vend i BE-së apo mga një shtet i tretë me përparësi. "Ka vetëm raste shumë të rralla ku është kështu", di nga përvoja Birgit Naujoks, drejtore e Këshillit për refugjatët në Renani Veriore - Vestfali.

Megjithatë, Marei Pelzer, përgjegjëse për politikat në fushën ligjore te organizata Pro Asyl, e vlerëson shkurtimin e ndalimit të përgjithshëm të së drejtës për punë si një përmirësim. Sidoqoftë, përkufizimin e arsyeve që përligjin arrestimin e refugjatëve ekspertja e fushës ligjore e kritikon si shumë të gjerë.