1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

PORTA GJERMANE

Shoferja e autobusit - Marion Thoma nga Augsburgu

"Çdo ditë është e ndryshme". Marion Thoma e nis në mënyrë filozofike ditën e saj të punës.

Marion Thoma, shofere autobuzi nga Bavaria.

Marion Thoma, shofere autobuzi nga Bavaria

35- vjeçarja vazhdon ta konsiderojë edhe më tej interesante udhëtimin e përditshëm me autobusin e saj me gaz në të njëjtin itinerar, përreth qendrës së Augsburgut. Tri orë zgjat kjo rrugë. Pushim nuk ka. Prandaj ky udhëtim nuk preferohet nga kolegët e Maria Thomës, që pijnë duhan. Marioni vërtet që njeh tashmë me imtësi çdo metër të rrugës. Por drejtimi i autobusit fizarmonikë 18 metra i gjatë nëpër rrugët e mëngjesit, kur të gjithë shkojnë në punë kërkon sigurisht përqendrimin më të lartë. Megjithë ngutin ajo arrin të mbetet gjithmonë e dashur dhe e gatshme për ndihmë.

Puna fillon

Puna fillon

Me autobuzin fizarmonikë në trafikun e ngarkuar

Marion Thoma nuk e përfytyron sot që të bëjë ndonjë punë tjetër. Kjo në një kohë kur këtë punë ajo e nisi rastësisht. "Lexova një shpallje në gazetë, aplikova dhe funksionoi. Në fillim isha drejtuese tramvaji. Pas dy vjetësh bëra patentën për shofer autobuzi dhe tani unë mund t'i drejtoj të dyja."

Më parë, Marion Thoma ka punuar si shofere e postës në Mynih. Por e lumtur ajo nuk ka qenë me stresin dhe anonimitetin e qytetit të madh. Tani ajo punon në Augsburg - që me një çerek milioni banorë është një qytet i lehtë për t'u orientuar. Për të banuar ajo ka gjetur një vend më të qetë: një fshat në afërsi të qytetit të vogël Bobingen, vendlindjes së saj. Marion Thoma e çmon jetën në fshat, qetësinë dhe ajrin e mirë.

Pushim për kafe pas katër orësh punë.

Pushim për kafe pas katër orësh punë

Edhe burri është shofer autobuzi

Marion Thoma është e martuar, edhe i shoqi është shofer autobuzi. Fëmijë çifti nuk ka. Thoma është më tepër skeptike, kur diskutohet raporti i punës me familjen: "Besoj se ky është një vendim i vështirë sot. Por unë vete me qejf të punoj dhe besoj se edhe të punosh, edhe të kesh fëmijë, te ne nuk do të funksiononte," mendon ajo.

Në profesion asaj i pëlqen kontakti me njerëzit. Përditë Marion Thoma gëzohet për pasagjerë të këndshëm. Por ajo përjeton edhe pasagjerë të bezdisshëm, të cilët gjejnë gjithmonë diçka për të kritikuar. Gjithnjë e më shpesh ajo sheh të rinj, që me një shishe në dorë hipin në tramvaj, ulen në vendet e pasme dhe udhëtojnë vetëm për të pirë pije alkoolike. Kur e vëzhgon këtë me kameran e saj të vëzhgimit, ajo ndihet jo mirë.

Gesichter Deutschlands Porträt ThMaP3

Para vitrinës së një dyqani

Asnjëherë dy herë rradhazi në të njëjtin vend pushimesh

Edhe në jetën private shoferen e autobusit e sheh nganjëherë në timon. Megjithatë ajo udhëton me veturë sa më pak që të mundet - në fakt vetëm për rrugën për në punë dhe për në shtëpi. Pjesën tjetër ajo e bën me biçikletë." Në fund të fundit unë rri gjithë ditën në timon." Për të ruajtur formë të mirë fizike Marion Thoma bën shpesh vrap mundësisht çdo ditë.

Kur shkon në pushime Marion Thomas i pëlqen që të përjetojë diçka të re. Prandaj ajo nuk shkon dy herë në të njëjtin vend pushimesh. Ajo kërkon variacion. Prandaj ajo punon me kaq dëshirë si shofere autobuzi, edhe kur i duhet të bëjë për të gjashtën herë me radhë të njëjtën rrugë. Sepse "çdo herë është një udhëtim i ri".

Pyetje: A ju pëlqen të jetoni në fshat për hir të qetësisë atje?

Autor: Jorgos Pappas/Auron Dodi

Redaktor: Mathias von Hein/ Angjelina Verbica

WWW Linke