1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sapina Urteil

19 Maj 2011

Në procesin kundër të akuzuarive kryesorë për skandalin më të madh të manipulimeve në historinë e futbollit evropian Ante Sapina dhe Marijo C. prokuroria e Bohumit kërkoi të enjten dënime të gjata me heqje lirie.

https://p.dw.com/p/11Jg8
Ante Sapina para gjyqitFotografi: dapd

Për keqbërësin recidivist Ante Sapina u kërkuan shtatë vjet burg, ndërsa për pesë herë të dënuarin C. u kërkuan gjashtë vjet dhe nëntë muaj. Të dy akuzohen për mashtrim të përmasave të mëdha. Po si nisi kjo histori?

Është vera e vitit 2006. Gjermania po përjeton një përrallë futbolli. Bota është mysafire dhe në mes të Berlinit, në "Café King" (reklama e vet: "Vëmë bast, që do të vini përsëri!!!"), Ante Sapina farkëton plane të mëdha. Gjermano-kroati kërkon të globalizojë mashtrimin nëpërmjet basteve.

Sapina është një konstante në skenën e basteve (pak muaj para Kampionatit Botëror (2006) në kuadër të "Aferës Hoyzer" (një arbitër i Bundesligës, i cili ishte i përfshirë në manipulimet e ndeshjeve) ai u dënua me dy vjet dhe 11 muaj heqje lirie. Gjatë Kampionatit Botëror ai njeh në Berlin Marijo C.-në dhe të tjerë, të cilët e ndihmojnë të realizojë idenë e vet të guximshme. Bashkëpunëtorët e tij në krim i bëjnë të mundur hyrjen në tregun aziatik të basteve. Praktikisht atje nuk ka kufizime, nuk ka rregulla. Një treg me xhiro vjetore të përllogaritura prej deri 100 miliardë euro.

Fußball-Wettskandal: Sapina-Prozess beginnt
Procesi i Sapinës nisi në mars 2011Fotografi: picture-alliance/dpa

Shkolla e lartë e manipulimit me bastet

I burgosuri në gjysmë-liri Sapina i kalon netët në një burg të Berlinit, gjatë ditës i përkushtohet pasionit të vet të madh. "Ai ka qenë kumarxhi, bastexhi që prej rinisë së hershme, por nuk ka qenë vetëm bastexhi. Ai e dashuron sportin!", thotë Stefan Conen. Avokati berlinez e ka mbrojtur Sapinën gjatë procesit para Gjykatës së Landit në Bohum. Gjermano-kroati akuzohet për mashtrim në baste. Ai dhe pesë të bashkëakuzuar akuzohen të kenë manipuluar 47 ndeshje (nga Oberliga, në Champions League e deri në ndeshjet eliminatore të Kampionatit Botëror. E paprekur ka qenë Bundesliga, ky është stadi i deritanishëm i njohurive.

Ekipe të tëra u detyruan sipas akuzës për të bërë "patinazh artistik". Tifozët nuk dinin kurrgjë. Kur Ante Sapina fillon të rrëfejë në gjyq, është i impresionuar edhe vetë gjykatësi Wolfgang Mittrup: "Kur të liheni dikur sërish i lirë, do të ketë ndoshta një katedër bastesh!" Madje prokurori Andreas Bachmann i cilësoi Sapinën & Co. si "Champions League të mashtruesve të basteve".

Autor: Sreçko Matiç/Elert Ajazaj

Redaktoi: Lindita Arapi