1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shkollat e larta private në Gjermani

31 Gusht 2010

Nga 400 shkollat e larta në Gjermani një e katërta janë private. Por jo secila nga 800 shkollat private ofron atë, që premton në broshurat promovuese.

https://p.dw.com/p/P0pO
Në vitin 1983 nisi punën universiteti Witten-HerdeckeFotografi: picture-alliance / dpa

80 shkollat e larta private të njohura nga shteti në Gjermani mbështeten nga financues të ndryshëm. Pjesërisht nga ekonomia apo nga fondacionet e pjesërisht nga grantet e shtetit. Por të gjitha kanë një të përbashkët: Studentët duhet të paguajnë vetë tarifën e studimit. Shumat arrijnë nga 15 mijë euro për një studim të përgjithshem në Universitetin Witten-Herdecke, deri ne 4000 euro për një semestër në Shkollën e Lartë të Tregtisë në Lajpcig. Prandaj shkollat private shpeshherë kanë reputacionin se frekuentohen vetëm për fëmijët e të pasurve. Megjithatë secila prej këtyre shkollave të larta ofron edhe bursa.


Pajisje të mira dhe "punë e garantuar"


Shkollat e larta private në të shumtën e rasteve janë të vogla dhe te pajisura mirë materialisht. Nëse shkollat bashkëpunojnë me firma, ofrojnë mundësi kualifikimi, për profesione të caktuara, që ushtrohen në këto firma. Madje në shumë kompani private ka edhe punë të garantuara. Shumica e universiteteve private ofrojnë praktika në shkollat e larta partnere jashtë shtetit, ose bashkëpunojnë ngushtë me sipërmarrje të fushave të caktuara.

HHL Leipzig Graduate School of Management Flash-Galerie Bibliothek
Shkolla e Lartë të Tregtisë në Lajpcig, një nga më të mirat në vendet gjermanishtfolëseFotografi: HHL


Të vogla por të mira

Numri i studentëve në krahasim me shkollat e larta shtetërore është vërtet i ulët dhe edukimi dhe arsimi kanë më shumë karakter individual. Prej dy milionë studentëve në Gjermani vetëm 4,5 për qind prej tyre studiojnë në shkolla private, me tendencë të zvogëlimit të këtij numri. Në parim shkollat e larta i kërkojnë studentët vetë. Për t´u regjistruar në shkollën e përzgjedhur kërkohen jo vetëm notat e maturës, por para së gjithash angazhimi personal dhe aftësitë.

Autor: Claudia Unseld/Ajete Beqiraj

Redaktoi. Angjelina Verbica