Shi i artë për gjermanët në lojërat olimpike në Pekin
14 Gusht 2008Dy sportistë të skermës i dhuruan të mërkurën ekipit gjerman në Olimpiadën në Pekin medaljen e pestë dhe të gjashtë të arit. Fillimisht Benjamin Kleibrink mundi në ndeshjen finale japonezin Juki Ota me rezultatin 15:9 dhe një gjysmë ore më vonë Britta Heidemann mundi rumunen Ana Maria Branza me rezultatin 15:11. Për sportistët gjermanë të skermës kjo ishte dita më e madhe në historinë e tyre.
Britta Heidemann si kampione bote konsiderohej si një favoritet e mëdha të garës. Dhe ndryshe nga disa kandidatë të tjerë gjermanë për medalje ari ajo ruajti qetësinë dhe i dhuroi arin sportistëve gjermanë të skermës të mbetur deri atëherë pa medalje: "Përpara garës shpesh më pyetën se si ishin shanset. Si kampione bote mund të thuash vetëm se pret të kthehesh me medalje. Por duhet të them se ende nuk e besoj që kam fituar."
Edhe tek qitësit deri tani të fundit në tabelë pati një medalje bronzi. Në pishinë gjuetia për rekorde botërore vazhdon. Michael Phelps, më i suksesshmi në historinë e Olimpiadave fitoi medaljen e 10-të dhe të 11-të të arit në karrierën e tij.
Ashtu siç pritej kinezët përpara publikut të tyre janë të fuqishëm në gara. Pas meshkujve edhe gratë fituan medaljen e arit në garën në skuadër duke lënë prapra SHBA dhe Rumaninë.