"Shengen arritja mё e madhe e BE-sё"
5 Tetor 2015Marrёveshja e Shengenit mbush 30 vjet. Por pikёrisht nё kёtё jubile marrёveshja pёr heqjen e kontrolleve kufitare brenda BE-sё po kritikohet si asnjёherё mё parё. Miliona refugjatё janё nё rrugёtim drejt Europёs. Kush nё cilin kufi futet, kjo shpesh ёshtё e paqartё pёr autoritetet. Tё mёrkurёn ministrat e brendshёm tё shteteve tё BE-sё takohen nё Esch-Belval tё Luksemburgut pёr tё diskutuar mbi shanset dhe sfidat e marrёveshjes Shengen. Lidhur me kёtё flet nё intervistё pёr DW politologu Wichard Woyke.
Deutsche Welle: Kriza e refugjatёve po kthehet nё njё sprovё pёr BE-nё. A ёshtё marrёveshja e Shengenit nё formёn aktuale e pёrshtatshme pёr kohёn?
Wichard Woyke: Shengeni nuk ёshtё "marrёveshje" nё kuptimin e vet fillestar, por qysh nga viti 1999 ajo ёshtё pjesё e sё drejtёs sё BE-sё. Dhe e drejta e BE-sё ka prioritet kundrejt sё drejtёs kombёtare. Kjo do tё thotё, qё kёto ҁёshtje duhet tё trajtohen nga BE-ja.
A duhet tё reformohet ajo?
Kjo mund tё jetё e vёshtirё. Ne kemi parё, qё ajo funksionon. Sё fundi Kёshilli Europian mori njё vendim tё qartё mbi bazёn e shumicёs kundёr vullnetit tё shprehur nga disa shtete pёr shpёrndarjen sipas kuotave tё refugjtёve nё vendet e BE-sё. Rregulla tё reja ligjore pra nuk do tё sillnin asgjё.
Hungaria p.sh. i lejon refugjatёt tё udhёtojnё pa i regjistruar. Sipas rregullores sё Dublinit ky vend duhet t'i regjistrojё dhe t'i shqyrtojё kёrkesat pёr azil tё refugjatёve. E pra si rrjedhojё ka dёshtuar tashmё ky rregull?
Ky rregull tё paktёn nё njё pjesё tё madhe ёshtё shfuqizuar. Por pёr kёtё ka faj edhe Republika Federale e Gjermanisё - sado zemёrgjerё qё ishte gjesti i zonjёs Merkel, pёr t'i pranuar refugjatёt (nga Hungaria, shёn i red.) Kjo bёri qё, regjistrimi nuk mund tё realizohej nё atё vend tё BE-sё, ku kishin hyrё fillimisht refugjatёt. Por ky ёshtё ligji i shumicёs. Tani shtrohet pyetja, nёse rregullroja e Dublinit ёshtё e qendrueshme nё rastin e njё numri kaq tё madh refugjatёsh. Unё kam dyshim pёr kёtё.
E pra Shengeni si i tillё po bёhet i rrezikshёm pёr BE-nё, pёr shkak tё numrit tё madh tё refugjatёve, qё lёvizin lirshёm brenda Europёs?
Jo, nuk mendoj kёshtu. Pёrkundrazi: Shengeni do tё thotё - pra liria e lёvizjes - njё avantazh i jashtёzakonshёm. Kufiri kalohet pa qenё nevoja tё bёhen kontrolle, duke nisur qysh nga Malaga e deri nё Kepin e Veriut. Shengeni ёshtё arritja mё e madhe e Europёs dhe si e tillё konsiderohet edhe nga shoqёritё e vendeve, qё kanё hyrё nё 2004 - pra mё vonё nё BE. Do tё bёhet gjithҁka e mundshme, qё kjo arritje tё ruhet edhe mё tej. Qё BE-ja tё dёshtojё prej kёsaj, kjo pёr mua nuk ёshtё e mundur.
Ju pёrmendёt "zemёrgjerёsinё" e qeverisё gjermane. Ҫfarё rreziqesh bart kjo?
Njё rrezik konsiston nё atё, qё gjesti mund tё kuptohet si njё sinjal edhe nga tё tjerё qё duan tё vijnё nё Gjermani. E drejta jonё e azilit nuk ёshtё e pafund. Ka njё kufi maksimal - ndonёse jo nё teori, por nё praktikё. E sikurse e pёrmenda, ekzsiton rreziku, qё marrёveshja e Dublinit pjesёrisht tё shfuqizohet. Nё kёtё rast gjermanёt nuk i qendruan besnikё marrёveshjes.
Wichard Woyke ёshtё politolog. Ai ka dhёnё politikё europiane nё Universitetin e Münster-it dhe ёshtё njё ndёr ekspertёt mё tё njohur gjermanё pёr politikёn ndёrkombёtare.