1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

SHBA: "Politika e durimit merr fund"

Gjatë vizitës së tij në Korenë e Jugut, zëvendëspresidenti amerikan Pence dëshmoi vendosmëri. SHBA do ta sulmojnë Korenë e Veriut, në qoftë se nuk ndërpret programin bërthamor.

Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence ka paralajmëruar Korenë e Veriut nga sulmet e mundshme, në qoftë se ajo vazhdon programin atomik. Pence tha pas një takimi me presidentin e Koresë së Jugut Hwang Kyo Ahn, se "do të ishte mirë sikur Koreja e Veriut të mos e testojë vendomërinë e preisdentit Trump dhe SHBA-së". "SHBA dhe aleatët do të përgjigjen fuqishëm dhe në mënyrë adekuate në rast të përdorimit të armëve konvencionale apo atomike".

Pak para takimit, Pence ka vizituar fshatin Panmunjom në zonën mes Koresë së Jugut dhe të Veriut, ku dikur ka qenë baza ushtarake e OKB Camp Bonifas. Pence tha se SHBA do të dëshironte një zgjidhje me mjete paqësore, por "të gjitha opsionet janë në tavolinë".

Südkorea Besuch US Vizepräsident Mike Pence PK mit Hwang Kyo Ahn (Getty Images)

Mike Pence dhe Hwang Kyo Ahn

"Politika e durimit strategjik ka marrë fund", tha Pence, i cili i premtoi mbështetje të fuqishme popullit të Koresë së Jugut. SHBA ka stacionuar në Korenë e Jugut 28.500 ushtarë.

Përkundër paralajmërimeve amerikane, Koreja e Veriut të dielën ka ndezur një raketë, e cila sipas të dhënave të Uashingtonit, ka shpërthyer menjëherë pas nisjes. Testi është bërë pas një parade të madhe ushtarake në Phenian, me rastin e 105 vjetorit të lindjes së themeluesit të shtetit, Kim Ir Sen.

Kritika ndërkombëtare

Qeveria e Koresë së Jugut e ka dënuar këtë test. Prezantimi një ditë pas paradës i shumë raketave "paraqet  kërcënim për mbarë botën", thuhet në Seul. Qeveria gjermane e ka kritikuar këtë test me raketa. "Testet e tilla paraqesin shkelje të së drejtës ndërkombëtare", tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme në Berlin. Britania e Madhe ka shprehur "shqetësim". Ministri i Jashtëm Boris Johnson ka kërkuar nga Koreja e Veriut që ta përfundojë programin bërthamor.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe bëri të ditur se vendi i tij po përgatitet për një valë të mundshme të refugjatësh, si pasojë e konfliktit të mundshëm.

Tendosjet vazhdojnë

Nordkorea provoziert mit weiterem Raketentest (Gettty Images/AFP/E. Jones)

Raketat koreanoveriore

Konflikti është ashpërsuar si pasojë e programit koreanoverior bërthamor. Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se SHBA në rast nevoje do të ndërhyjë edhe vetë, nëse Kina nuk e shton presionin ndaj partnerit të saj në Phenian. Javën e kaluar ai ka dërguar në këtë rajon edhe një aeroplanmbajtëse. Këshilltari për çështje të sigurisë, Herbert Raymond McMaster tha se Uashingtoni po bashkëpunon me Pekinin, por situatat e tilla nuk duhet të vazhdojnë. SHBA. Japonia dhe Koreja e Jugut, por edhe Kina, kanë ardhur në një pikë kritike, kur duhet të vendosin se çfarë të bëjnë. McMaster tha se "SHBA do të ndërmarrë të gjitha masat politike -  para se të arrihet momenti i opsionit ushtarak - për të gjetur një zgjidhje paqësore".

Koreja e Veriut ka bërë deri tani pesë teste atomike - dy vitin e kaluar. Pheniani po punon edhe për zhvillimin e raketave me rreze të gjata veprimi, të cilat mund të godasin edhe territorin e SHBA-së.